Home / Lajme / Maqedoni / Në Tetovë procesi i legalizimit vijon ngadalë (VIDEO)

Në Tetovë procesi i legalizimit vijon ngadalë (VIDEO)

Tetovë, 01 Gusht – Procesi i legalizimit të objekteve në komunë e Tetovës është duke shkuar ngadalë dhe jo gjithë faji është nga organet kompetente të komunës, por faj kanë edhe qytetarët të cilët nuk e kanë dorëzuar dokumentacionin e duhur për procesin e legalizimit.

Xhemal Abdiu këshilltar për planin urbanistik pranë sektorit për urbanizëm të komunës së Tetovës thotë se deri më tani janë legalizuar rreth 2 mijë objekte, ndërsa në procedurë janë edhe rreth 6 mijë të tjera duke I përfshirë edhe objekte të cilët janë në kompetencë të institucioneve shtetërorë dhe kompanive private. Sipas tij qytetarët të cilët kanë aplikuar për procesin e legalizimit janë të njoftuar të gjithë për dokumentacionin e duhur që duhet të sjellin për procesin e legalizimit dhe në të shumtën e rasteve ata kanë problem me fletë pronësi, të cilën nuk e kanë problem të kompletuar, më pas si problem paraqitet edhe pagesa e tatimeve që i kanë ndajë komunës dhe shumë problem të tjera .Ai u bën apel të gjithë qytetarëve të cilët kanë aplikuar për legalizimin e objekteve të marrin këtë punë me seriozitet pasi në bazë të ligjit të gjithë ata që nuk do të arrin që deri më 18 qershor të vitit 2014 të mbarojnë procesin e legalizimit objekti i tyre do të llogaritet si objekte Ilegale. Sipas Xhemal Abdiut, kryetarja e komunës së Tetovës ka formuar një komision pune për legalizimet dhe proceduar është duke shkuar ashtu siç duhet dhe ai shpreson se deri më afatin e paraparë do të legalizohen ë gjitha objektet. Sipas Abdiut ministria e transportit dhe lidhjeve nuk ka paraparë afat shtesë për legalizimin e objekteve.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *