Home / Lajme / Maqedoni / Në USHT filloi procedura për zgjedhjen e Rektorit

Në USHT filloi procedura për zgjedhjen e Rektorit

28 gusht-Po ashtu, sot Senati i Universitetit, me propozim të Këshillit të Rektoratit, i miratoi kriteret për propozimin dhe zgjedhjen e Rektorit të USHT-së”,, tha në mes tjerash Përgjegjësi i Zyrës për informim i USHT-së, Selam Sulejmani, duke potencuar me këtë rast edhe faktin se vitin e kaluar në USHT, për herë të parë në historinë e tij, u bënë ndryshime në mënyrë demokratike dhe të qytetëruar

Pas vendimit të Këshillit të Rektoratit të USHT-së, të sjellë në mbledhjen e sotme (28.08.20130), për fillimin e proceduarës për zgjedhjen e Rektorit të Universitetit Shtetëror të Tetovës, Senati i USHT-së, me propozim të Këshillit të Rektoratit, miratoi kriteret për propozimin dhe zgjedhjen e Rektorit të USHT-së, këtë e bëri të ditur në konferencën e sotme për shtyp, Përgjegjësi i Zyrës për informim të USHT-së, Selam Sulejmani.
Ai, me këtë rast theksoi se, e tërë kjo vjen pas një viti të suksesshëm të veprimtarisë akademike dhe shkencore të Universitetit Shtetëror të Tetovës. “Pas një viti të suksesshëm të veprimtarisë akademike dhe shkencore të Universitetit Shtetëror të Tetovës, konsolidimin e organeve të tij, avancimin e stafit akademik, formimin e këshillave mësimorë-shkencorë të fakulteteve, sukseseve të njëpasnjëshme që ka shënuar Universiteti ynë në të gjitha fushat e veprimtarisë së tij arsimore dhe shkencore, kam nderin e veçantë që t’ju njoftoj se Këshilli i Rektoratit, në mbledhjen e sotme, më 28 gusht 2013, solli vendim për fillimin e procedurës për zgjedhjen e rektorit të Universitetit Shtetëror të Tetovës.
Po ashtu, sot Senati i Universitetit, me propozim të Këshillit të Rektoratit, i miratoi kriteret për propozimin dhe zgjedhjen e Rektorit të USHT-së”,, tha në mes tjerash Përgjegjësi i Zyrës për informim i USHT-së, Selam Sulejmani, duke potencuar me këtë rast edhe faktin se vitin e kaluar në USHT, për herë të parë në historinë e tij, u bënë ndryshime në mënyrë demokratike dhe të qytetëruar: “Sikurse e dini ju të gjithë, vitin e kaluar në USHT, për herë të parë në historinë e tij, u bënë ndryshime në mënyrë demokratike dhe të qytetëruar, në funksion të vazhdimësisë së konsolidimit të traditës arsimore dhe shkencore, forcimit të kapaciteteve akademike, administrative dhe hapësinore, të gjitha këto, për interesin e studentëve dhe cilësisë së studimeve deridiplomike dhe pasdiplomike”, tha Sulejmani.
Ai, po ashtu u bëri thirrje të gjithë kandidatëve të interesuar, të cilët i plotësojnë kriteret e kërkuara ligjore që të konkurrojnë në këtë proces, për të cilin theksoi se udhëheqësia aktuale i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme, që i njëjti të zhvillohet sipas Ligjit për arsimin e lartë në vendin tonë

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *