Home / Lajme / Maqedoni / Nesër pa ujë qytetarët që jetojnë në anë e majtë të lumit Shkumbin

Nesër pa ujë qytetarët që jetojnë në anë e majtë të lumit Shkumbin

31 gusht-Fillimisht do të ketë vërejtje më shkrim dhe më pas do të ketë edhe ndëshkime, paralajmëron drejtori aktual I Ndërmarrjes Publike Komunale Tetova-Tetovë,Xhelal Ceka.Qyteteti I Tetovës një kohë të gjatë përballet me mungesën e ujit të pijshëm.

NPK “Tetova- Tetovë” I informon qytetarët se me datën 01.09 të vitit 2013 prej orës 10:00 deri me orën 15:30 (e diell) do të ketë ndërprerje të ujit të pijshëm në pjesën e Çarshisë së Epërme në anën e majtë të lumit Shkumbin, pasi që në të njejtën pjesë të qytetit do të ketë rriparim të defektit në rrjetin e sistemit për furnizim me ujë.Ditë më parë nga NPk-ja njoftuan se do të ketë dënime në të holla për keqpërdoruesit e ujit. Kështu në të ardhmen inspektorë të Ndërmarrjes Publike Komunale Tetova-Tetovë, do të dalin në teren dhe të konstatojnë gjendjen faktike dhe më pas do të shqiptohen dënime. Vlera e dënimeve do të jetë rreth 150 euro për ata që do të kapen duke keqpërdorur ujin e pijshëm në qytetin e Tetovës. Fillimisht do të ketë vërejtje më shkrim dhe më pas do të ketë edhe ndëshkime, paralajmëron drejtori aktual I Ndërmarrjes Publike Komunale Tetova-Tetovë,Xhelal Ceka.Qyteteti I Tetovës një kohë të gjatë përballet me mungesën e ujit të pijshëm.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *