Home / Sport / Neymar, blerja më e mirë e verës

Neymar, blerja më e mirë e verës

Braziliani, i konsideruar gjerësisht si talenti më i madh i futbollit aktual, shkëlqey në fillim të verës në Kupën e Konfederatave, duke udhëhequr Seleçaon drejt titullit, të fituar duke mundur 3-0 Spanjën në finale.

Neymar është blerja më e mirë që të gjitha klubet europiane kanë realizuar së bashku gjatë kësaj vere, të paktën sipas votuesve në një sondazh të publikuar në faqen zyrtare të internetit të “FIFA”-s. Rezultatet e grumbulluara nga braziliani ishin sa dyfishi i atyre të uruguajanasit Edinson Cavani, blerja e dytë më e shtrenjtë e kësaj vere apo e Radamel Falcao, që i kushtoi francezëve të Monacosë një total prej 60 milionë eurosh, transmeton TCH.

Braziliani, i konsideruar gjerësisht si talenti më i madh i futbollit aktual, shkëlqey në fillim të verës në Kupën e Konfederatave, duke udhëhequr Seleçaon drejt titullit, të fituar duke mundur 3-0 Spanjën në finale.

Neymar i kushtoi Barcelonës 72,5 milionë euro, rreth 8 milionë euro më shumë se Cavani dhe 12 më shumë se Falcao, por ai është katër, përkatësisht shtatë vjet më i ri se dy futbollistët e tjerë.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *