Home / Sport / Neymar vuan nga Anemia

Neymar vuan nga Anemia

Sulmuesi brazilian i Barcelonës, Neymar, vuan nga anemia dhe për këtë arsye po trajtohet nga stafi mjekësor i kampionëve të Spanjës me një dietë të rreptë që shoqërohet me marrjen e vitaminave.

Anemia sipas “EL Pais” është shkaktuar nga përqendrimi i ulët i hemoglobinës në gjak, si rrjedhojë e mungesës së hekurit. Ish-futbollisti i Santosit, që firmosi për Barcelonën për shumën e 57 milionë Eurove, iu nënshtrua analizave menjëherë pas triumfit në Kupën e Konfederatave, ku u diagnostikua si anemik.

Mungesa e Hemoglobinës sipas mjekëve ka ardhur për shkak të lodhjes dhe mungesës së sasisë së duhur të oksigjenit në momentet e sforcimit fizik. Gjithsesi, ky problem nuk konsiderohet si sëmundje, por thjesht një shenjë lodhjeje. 22-vjecari, i cili është aktivizuar deri tani në vetëm dy takime, në miqësoren me Slosk Vroklav dhe me ndaj Santosit në trofeun Gamper, ndodhet me pjesën tjetër të suadrës në Lindjen e Mesme.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *