Home / Lajme / Maqedoni / Nga Maqedonia ilegalisht janë derdhur 4,6 milionë dollarë, nga Ballkani 111,6

Nga Maqedonia ilegalisht janë derdhur 4,6 milionë dollarë, nga Ballkani 111,6

1 gusht-Sipas saj, Maqedonia ka humbur 4,6 miliardë dollarë në periudhën midis viteve 2001-2010 përmes krimit, korrupsionit dhe fshehjes tatimore nga politika, persona zyrtarë. Kjo është, thotë, numër i madh për shkak se bëhet fjalë për 44 për qind nga bruto prodhimi vendor në vitin 2011.

Vetëm në dekadën e kaluar, nga Ballkani ilegalisht janë derdhur mbi 100 mijë dollarë. Për ballafaqim me këto probleme nevojitet qeverisja e së drejtës, gjyqësi e pavarur dhe mbrojtje e të drejtave pronësore dhe konfiskim të pasurisë ilegale të personave zyrtar qeveritarë dhe politikanë nga viti 1991 në të gjitha vendet e rajonit, thotë Natasha Sërdoç, kryetare dhe bashkëthemeluese e Institutit Adriatik për politikë publike.

“Nga Ballkani janë derdhur 111,6 miliardë dollarë, nga vendet e ish-Jugosllavisë, Rumania, Bullgaria në periudhën midis viteve 2001-2010. Përmes formave të krimit, korrupsionit dhe fshehjes tatimore, ryshfetit, ka derdhje ilegale të të hollave në banka të ndryshme. Duhet të bëhet diçka për këtë. Numrat janë shokante. Kjo do të thotë, më pak të holla për arsim, mbrojtjen shëndetësore, infrastrukturën, pensione. Investitorët me qëllime të ndershme e evitojnë rajonin, duke ditur se nuk ka qeverisje të së drejtës, pavarësi i gjyqësisë dhe mbrojtje e të drejtave pronësore”, thotë Sërdoç në intervistën për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase në të cilën flet për problemin me korrupsionin, krimin dhe fshehjen tatimore gjatë 10 viteve të kaluara.

Sipas saj, Maqedonia ka humbur 4,6 miliardë dollarë në periudhën midis viteve 2001-2010 përmes krimit, korrupsionit dhe fshehjes tatimore nga politika, persona zyrtarë. Kjo është, thotë, numër i madh për shkak se bëhet fjalë për 44 për qind nga bruto prodhimi vendor në vitin 2011.

Nga vendet në rajon sa i përket shumës nominale më së shumti vuan Serbia. Nga ky vend, siç thekson ajo, janë derdhur mbi 51 miliardë dollarë për të njejtën periudhë. Sa i përket, madje, përqindjes nga bruto prodhimit vendor ajo është Mali i Zi – 138%.

E pyetur se si të ndalet varfërimi rritës i 64 milionë banorëve nga Ballkani, Sërdoç thotë se “nuk mund të ballafaqoheni me këto probleme nëse nuk ballafaqoheni me qeverisjen e të drejtës, gjyqësinë e pavarur dhe mbrojtjen e të drejtave pronësore”.

“Ka ndikim të madh politik mbi gjyqësinë. Për këtë arsye nuk ka zgjidhje të rasteve të këtilla. Duhet të njoftohet për derdhjen e të hollave. Duhet të konfiskohet pasuria ilegalee personave zyrtar qeveritarë nga viti 1991 në të gjitha vendet e rajonit. Gjykatës dhe prokurorë ndërkombëtar mund t’u ndihmojnë kolegëve të ndershëm nga vendet e atjeshme. Kjo do të jetë nxitje që të paraqitet gjeneratë e re e gjykatësve e cila do të shohë në gjyqësinë si në profesion të ndershëm, ndërsa kështu në të nuk po shikohet për momentin”, vlerëson Sërdoç.

Instituti për politikë publike Adriatik, së bashku me organizatën Integriteti financiar global nga Uashingtoni, do të fillojë studim të ri për derdhjen ilegale të të hollave nga Ballkani në periudhën nga viti 1991 deri në vitin 2

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *