Home / Lajme / Rajon / Një foto e rrallë, Bajram Curri i vrarë te shpella e Dragobisë

Një foto e rrallë, Bajram Curri i vrarë te shpella e Dragobisë

4 gusht-Gjyshi i Nehatit, Ahmet Zherka, konsiderohet si një nga fotografët e parë të Kosovës që me aparatin e tij ka bërë të përjetshëm shumë personalitete, por edhe ngjarje të rëndësishme.

Para disa kohësh,gazeta “Shekulli” publikoi për herë të parë pasaportën origjinale të Heroit të Popullit Bajram Curri. Një e dhënë historike që duhej studiuar nga historianët dhe që kërkohej përgjigje nga lexuesit, ishte data e lindjes. Në të gjitha dokumentet historike për jetën e Bajram Currit, lindja e tij daton viti 1862,kurse në pasaportën e zbuluar ai është lindur në vitin 1866.

Në fakt asnjë nga studiuesit apo Akademia e Shkencave nuk u mor me studimin e këtyre fakteve që dilnin në dritë për Plakun e Maleve, Heroin e Popullit, Bajram Curri.

Shumë e shumë këngë popullore,shumë e shumë data e ngjarje historike duhet të ndryshojnë,duke iu qasur realitetit historik e për t’u shkruar ashtu siç duhet historia e kombit tonë.

Këtë radhë për lexuesit e “Shekullit” po sjellim një tjetër fakt interesant të Bajram Currit: një foto i shtrirë vetëm pak çaste pasi kishte vdekur. Akoma nuk është studiuar ( për sa jemi në dijeni ),se kush është autori i fotografisë, e kush kishte aparat me vete në shpellën e Dragobisë në momentet kur Bajram Curri ia shkrepi vetes, por kjo foto vlen sa njëmijë fjalë dhe duhet vlerësuar si material historik dhe me vlera.

Në një intervistë para disa vitesh, Nehat Zherka nga Gjakova, flet për gjyshin e tij fotograf dhe negativat e filmave të ruajtur, e ku Ahmet Zherka ka fiksuar në celuloid këto pamje të Bajram Currit vetëm pak çaste pas vetëvrasjes. Por ky fakt mbetet i pazbuluar.

Gjyshi i Nehatit, Ahmet Zherka, konsiderohet si një nga fotografët e parë të Kosovës që me aparatin e tij ka bërë të përjetshëm shumë personalitete, por edhe ngjarje të rëndësishme.

Në një nga negativet e pazhvilluar ndonjëherë tregon për një njeri të shtrirë që sipas Nehatit, është Bajram Curri i vrarë.

Sidoqoftë u mbetet historianëve të eksplorojnë më shumë në gjenezën e Bajram Currit, “Heroit të Vegjëlisë”siç e ka cilësuar populli.

Familja Curri etnogjenezën e ka nga malësitë e veriut të Shqipërisë e që lidhet me pinjollin e saj Hysen Kurt Currin,i cili ka vepruar në Nikaj me fisin e Krasniqes që ishte veprimtar dhe njeri me ndikim te madh në krahinë. Për këtë arsye edhe sot në fshatin Curraj gjenden toponimet që nxjerrin në dritë prejardhjen e tij,si “Ara e Hysen Kurtit,”Shkalla e Currit”,etj. Mosbindja e familjes Curri ndaj pushtetit osman ,e detyroj Hysenin të marrë rrugën e kurbetit. Ai,pas shumë peripecish,largohet nga malësia e Nikajve dhe vendoset në Gjakovë,ku gjeti dhe përkrahjen e gjakovareve. Kështu,me ndihmën e tyre e ngritën kullën rrëzë Çabratit që u bë kala , duke mos u përkulur para armiqve që në atë kohë ishin të shumtë, si Perandoria Osmane,Serbia dhe Mali i zi.

Si familje Currajt nuk kanë pasur pasuri e pushtet,nuk ishin as bajraktar,por ishin të vlerësuar nga populli për shkak të vlerave të larta patriotike dhe luftarake në mbrojtjen e çështjes kombëtare. Marrë nga (Gazeta e Prizrenit)

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *