Home / Lajme / Maqedoni / Nje Tetovare mban peng nje vajze nga Kosova

Nje Tetovare mban peng nje vajze nga Kosova

21.08.2013… Kosovarja 23 vjecare eshte mbajtur peng plot 15 dite.

Kush thotë se vetëm meshkujt i keqtrajtojnë femrat dhe trafikojnë me ta? Siç duket gjlrat kenë “ecur përpara” gjë që e dëshmon rasti më i fundit i njëzet e tre vjeçarja kosovare M.B., e cila është mbajtur 15 ditë peng dhe është keqtrajtuar nga 22 vjeçarja K.I. nga Tetova, e cila të martën mbrëma është arrestuar nga policia. Gjatë procesit hetimorë është dëshmuar se tetovarja i kishte premtuar kosovares punë si këngëtare në një objekt hotelierik në Zhelinë të Tetovës.

Më 18 gusht М.B., në mënyrë ilegale kishte kaluar kufiri Kosovë-Maqedoni, duke u vendosur në Tetovë, ku kishin filluar edhe peripecitë e saj. Kundër tetovares së arrestuar, policia ka ngritur kallëzim penal për vepër penale: “trafikim me emigrantë”.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *