Home / Lajme / Maqedoni / Një turiste bullgare është gjetur e vdekur në Strugë

Një turiste bullgare është gjetur e vdekur në Strugë

11 gusht-Zëdhënësi i policisë në Ohër, Stefan Dimovski informoi se gruaja e lindur në vitin 1951 në Sofje, është gjetur rreth orës 19 e 20 minuta nga pronari i shtëpisë, ku ka qenë e sistemuar.

Një turiste bullgare mbrëmë është gjetur e vdekur në një dhomë të marrë me qira në qytetin e Strugës.

Zëdhënësi i policisë në Ohër, Stefan Dimovski informoi se gruaja e lindur në vitin 1951 në Sofje, është gjetur rreth orës 19 e 20 minuta nga pronari i shtëpisë, ku ka qenë e sistemuar.

“Ekipi mjekësor menjëherë ka ardhur në vendngjarje dhe ka konstatuar vdekjen pa gjurmë të dhunës”, thekspo Dimovski.

Ai theksoi se me kërkesë të gjykatësit hetues sot do të kryhet autopsi. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *