Home / Lajme / Maqedoni / Nje vjet pa Arben Xhaferin

Nje vjet pa Arben Xhaferin

Në Tetovë sot do të shënohet njëvjetori i ndarjes nga jeta të shkrimtarit, politikanit dhe intelektualit të njohur, Arbën Xhaferri

Akademia qendrore përkujtimore do të mbahet në Pallatin e Kulturës në Tetovë, ku do të jenë të pranishëm familjarë, miq, kolegë, përfaqësues të Partisë Demokratike Shqiptare do të jenë të pranishëm në këtë takim.

Ndërsa gjatë ditës, kryesia qendrore e PDSH-së, do të bëjë homazhe në varrezat e qytetit në Tetovë.

Me këtë rast, Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në mesditë do ta presë në takim kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në selinë qendrore në Tetovë.

Pas këtij takim, është paraparë një konferencë e dy liderëve, të cilët kohë më parë kanë firmosur një memorandum bashkëpunimi mes dy subjekteve politike.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *