Home / Lajme / Maqedoni / Njëqind mijë fidanë të reja në qytete, pesë milionë në tërë shtetin

Njëqind mijë fidanë të reja në qytete, pesë milionë në tërë shtetin

12 gusht-Prioritare për pyllëzim me aksion vjeshtor janë sipërfaqet e djegura, gërdhatë në pyll dhe jashtë pyllit, lokalitet në afërsi të mjediseve urbane dhe rurale, orteqet dhe lokacionet pranë liqeneve natyrore dhe artificiale në territorin Republikës së Maqedonisë.

Njëqind mijë fidanë të reja të drunjëve do të mbillen vetëm në qytete, ndërsa pesë milionë në tërë shtetin si pjesë e aksionit vjeshtor “Dita e drurit – mbjelle ardhmërinë tënde”.

Prej 100 mijë fidanëve, siç informon drejtori i përgjithshëm i NP “Pyjet e Maqedonisë”, Zharko Karaxhoski në konferencën e sotme për shtyp 60.350 fidanë do të mbillen në Shkup.

NP Pyjet e Maqedonisë, theksoi, parashikojnë pyllëzim të më shumë se 1.035,23 hektarë, me mbjelljen e katër deri pesë milionë fidanëve pyjore.

Prioritare për pyllëzim me aksion vjeshtor janë sipërfaqet e djegura, gërdhatë në pyll dhe jashtë pyllit, lokalitet në afërsi të mjediseve urbane dhe rurale, orteqet dhe lokacionet pranë liqeneve natyrore dhe artificiale në territorin Republikës së Maqedonisë.

Ai u bëri thirrje komunave dhe qytetarëve të kyçen në pyllëzimin që të rregullohet hortikultura e sipërfaqeve më të mëdha urbane me fidanë dekorues.

Në aksionet e deritanishme për pyllëzimin e Maqedonisë suksesi arrin rreth 61 për qind, ndërsa sukses më të madh ka pasur në vitin 2009 dhe 2010 kur ka arritur deri 70 për qind.

Karaxhoski nuk mund të saktësojë sa do të kushtojë mbjellja vjetore e fidanëve gjatë aksionit, sepse, siç tha, ende nuk është saktësuar numri i i findave të cilat do të mbjellen në mjediset urbane të cilat janë më të shtrenjta nga fidanet e zakonta.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *