Home / Lajme / Maqedoni / Npk do të ndahet në dy ndërmarrje (VIDEO)

Npk do të ndahet në dy ndërmarrje (VIDEO)

Tetovë, 03 Gusht – Brenda dy jave do të mblidhet komisioni i formuar nga komuna e Tetovës për riorganizim të ndërmarrjes publike komunale, komision me të cilin udhëheq kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi.

Ku pritet që kjo ndërmarrje të ndahet në dy pjesë edhe atë në ndërmarrjen e ujësjellësit dhe të hedhurinave. Kjo është edhe kërkesë e KVA Bankës Gjermane e cila kërkon që faturat e ujit të paguhen në rregull për të dhënë kredinë për orëmatësit, thotë Xhelal Ceka, drejtori i NPK-së në Tetovë.

Ndryshe, situata tepër e rënduar në këtë ndërmarrje bëri që në fund të vitit të kaluar dhe në fillim të këtij viti rreth 300 punëtorë të dalin në rrugë dhe të protestojnë për shkak të mospagesës së rrogave ndaj tyre. Krahas mospagesës së rrogave punëtorëve poashtu nuk i ishin paguar as kontributet shëndetësore dhe të pensionit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *