Home / Lajme / Rajon / Obama presion Samarasit për çështjen e emrit

Obama presion Samarasit për çështjen e emrit

6 gusht-Gazeta “To Vima” duke u thirrur në burime të rëndësishme të qeverisë greke shkruan se në takimin Obama – Samaras veç tjerash do të bisedohet edhe për negociatat për zgjidhjen e çështjes së emrit që po udhëhiqen nën patronatin e mediatorit të OKB-së, Metju Nimic.

Mediat greke shkruajnë sot se presidenti amerikan Obama do t`i bëjë presion kryeministrit grek Samaras për zgjidhjen e kontestit të emrit me Shkupin.

Kjo bëhet e ditur në prag të vizitës treditore të kryeministrit grek Andonis Samaras në SHBA, i cili është i ftuar në Uashington me ftesë të presidentit amerikan Barak Obama.

Gazeta “To Vima” duke u thirrur në burime të rëndësishme të qeverisë greke shkruan se në takimin Obama – Samaras veç tjerash do të bisedohet edhe për negociatat për zgjidhjen e çështjes së emrit që po udhëhiqen nën patronatin e mediatorit të OKB-së, Metju Nimic.

Gazeta proqeveritare “Kathimerini” shkruan se Uashingtoni është i përgaditurpër t`u aktivizuar për zgjidhjen e çështjes së Qipros dhe kontestit të emrit me Maqedoninë. Ndërsa gazeta “Paron” bën të ditur se Obama do t`i bëj presion të fuqishëm kryeministrit grek për të zgjidhur këto dy çështje. “Porositë që vijnë përtej Atlantikut janë të qarta dhe jo shumë optimisite. Uashingtoni dëshiron zgjidhjen e kësaj çështje sa më shpejt, në rast se do të jetë e mundur deri në fund të 2013”, shkruan gazeta “Paron”.

Samaras mbrëmë udhëtoi për në SHBA, ndërsa fillimisht ai do të qëndrojë në Nju Jork në takime me biznese greko -amerikane, të enjten takimi me Obamën dhe më pas rikthimi në Nju Jork ku do të pasojnë takimet me guvernatorin e Nju Jorkut Majkëll Blumberg, sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon dhe kryetarin e komitetit hebraiko – amerikan Dejvid Haris.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *