Home / Lajme / Maqedoni / Obama sot vjen në Shkup

Obama sot vjen në Shkup

Shkup, 14 Gusht – Abongo Malik Obama, vëllai më i madh i presidentit amerikan Barak Obama sot do të mbërrijë në Maqedoni.

Ai do të nderohet me Kartën Ballkanike për Paqe të fondacionit “Barak H. Obama”, ndërsa ky çmim ndahet nga Klubi Ballkanik i Paqes. Pas pranimit të këtij çmimi në një ceremoni që do të organizohet pasdite në hotelin “Aleksandar Palace” në Shkup, Malik Obama do të vazhdojë misionin e tij të paqes në vendet e tjera ballkanike.

Klubi Ballkanik i Paqes është një organizatë ndërkombëtare e formuar nga anëtarë të 12 vendeve të Ballkanit, dhe i njohur nga shumë organizata ndërkombëtare. Karta e parë Ballkanike e Paqes i`u nda Qytetit të Shkupit, në shenjë mirënjohje për Nënën Terezë si vendlindje e saj.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *