Home / Lajme / Maqedoni / Ohri, parajsë prostitucioni për vajzat shqiptare

Ohri, parajsë prostitucioni për vajzat shqiptare

18.08.2013… Vetëm disa kilometra pasi kalon doganën e Tushemishtit, fillojnë dhe të shfaqen tabela treguese me shigjetë “Striptizëm-Bar-Hotel”.

Në pamje të parë, nga jashtë, lokali duket si një motel normal, por sapo ke vënë këmbën atje e kupton fare lehtë, se këtu ka dhe shërbime speciale. Kati i parë i lokalit ka një bar dhe sipër një podium, ku vajza të reja para një hekuri të harkuar demonstrojnë ushtrime striptizmi, duke u zhveshur gradualisht dhe duke përcjellë tek klientët e lokalit pasthirrma epshi.

Në të dy cepat e lokalit qëndrojnë dy djem muskulorë, të qethur ballaboks, të cilët ndjekin me vëmendje lëvizjet e vajzave dhe të klientëve. Disa prej vajzave të zbuluara, pothuajse krejt, shkojnë më pas në tavolina mes klientëve, duke konsumuar uiski apo pije të tjera alkoolike, të cilat kanë çmime trefish më shtrenjtë nga lokalet e tjera.

Pasi klienti zgjedh një nga femrat, shkon tek pronari për të bërë “tenderin” e femrës që ka pëlqyer. Në bazë të moshës dhe të kohës së qëndrimit, pronari cakton çmimin. Kalon një korridor të ngushtë dhe papritur shfaqet një korridor i gjatë, në të dy krahët, ku ka një numër të madh dhomash. Në cepin e korridorit të sheh syri një tavolinë dhe hekuri që hekuros çarçafët dhe një lavatriçe, që ka pranë një pirg me çarçafë, të cilët presin të lahen, shkruan Shqiptarja.com.

Fare pranë çarçafëve të palarë, një kovë plastike me mbeturina prej ambalazhi çokollatash apo prezervativë të çarë, të mbledhura nga këto dhoma ku shfryhen epshet me ruse, moldave, shqiptare, serbe bullgare edhe maqedonase.

Zakonisht, këtu vijnë meshkuj nga të gjithë brezat. Shqiptarët janë klientë të përhershëm. Zakonisht kërkojnë të shkojnë me femra të huaja, jo me shqiptare. Një burrë nga Korça, M.K, tha se kishte pëlqyer një brune të gjatë, i ishte dukur si moldave, por ai kishte qëndruar gjithë natën me të dhe ajo në mëngjes i kishte thënë se ishte nga Gramshi. “M’u dhimbs,- thotë tregtari nga Korça,- ishte më pak se 20-vjeç”.

Edhe një djalë i ri nga Pogradeci thotë se kishte dashur të shkojë me një ruse bionde, por vajza kishte qenë nga Librazhdi. I rregullojnë, i trukojnë në mënyrë të tillë grimieret, saqë është e pamundur që t’i dallosh nga të huajat. Është dhe një fakt tjetër, që shqiptaret nuk tregojnë të vërtetën se nga janë, hiqen si moldave apo ruse. Shqiptaret zakonisht janë të përhershme.

Ndërkohë që në sezonin veror që Ohri mbushet me turistë, në disa lokale dhe motele, mbi 50 femra të reja çdo natë vijnë edhe për të pushuar, edhe për të ushtruar profesionin e tyre të prostitutave. Në verë vijnë edhe serbe, bullgare, kroate apo gjermane, përveç ruseve, moldaveve, shqiptareve. Pronari i lokalit ka ndërmjetës të këtij biznesi fitimprurës. Kështu, një ditë ai njoftonte një pogradecar që kishin lidhje me pronarin e lokalit: “Sapo më kanë ardhur nja 20 balerina ruse, njofto ndonjë të dhjamur të vijë dhe ai të kënaqet dhe ne kemi fitimin tonë”.

Telefonata e pogradecarit shkon në Tiranë dhe vetëm pas tre orësh, në doganën e Tushemishtit shikon persona Vip me makina të viteve të fundit; zakonisht këta janë zengjinë dhe vetëm bëjnë zgjedhjen, dhe nuk pyesin për çmimet. Zakonisht, këta qëndrojnë gjithë natën dhe në mëngjes dalin të mbufatur dhe të skuqur, kokë ulur dhe me syze të errëta, për të mos u dalluar nga ndonjë i njohur i rastësishëm.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *