Home / Lajme / Maqedoni / Opozita në përbërje të plotë kthehet në Kuvend

Opozita në përbërje të plotë kthehet në Kuvend

26 gusht-“Duke e marrë parasysh faktin se është e qartë se puna e Komisionit do të ketë epilog dhe raport konsekuent me qëndrimet e veta, duke e përmbushur deri në fund marrëveshjen e marsit, dhe më së shumti në interes të qytetarëve të Maqedonisë, ju njoftoj se pjesëmarrja e jonë e deritanishme formale në Kuvend përfundon dhe në punën e saj kthehemi me kapacitet të plotë, siç bënim para 24 dhjetorit”, tha Ivanovski.

– Opozita paralajmëroi se sot përfundon pjesëmarrja e tyre formale në punën e Kuvendit dhe se në përbërje të plotë kthehen në punë.

Koordinatori i grupit të deputetëve të LSDM-së, Igor Ovanovski në fillim të seancës kuvendore e përshëndeti nënshkrimin e sotëm të raportit nga ana e Komisionit për ngjarjet e 24 dhjetorit dhe vlerësoi se është mirë që do të ketë dokument i cili realisht do ta pasqyrojë situatën faktike.

“Duke e marrë parasysh faktin se është e qartë se puna e Komisionit do të ketë epilog dhe raport konsekuent me qëndrimet e veta, duke e përmbushur deri në fund marrëveshjen e marsit, dhe më së shumti në interes të qytetarëve të Maqedonisë, ju njoftoj se pjesëmarrja e jonë e deritanishme formale në Kuvend përfundon dhe në punën e saj kthehemi me kapacitet të plotë, siç bënim para 24 dhjetorit”, tha Ivanovski.

Propozimin e VMRO-DPMNE-së për zgjedhje të parakohshme parlamentare e quajti “blef” dhe vlerësoi se për shtetin dhe për proceset e saj euroatlantike është mirë që do të ketë raport i cili, siç tha, realisht do t’i pasqyrojë ngjarjet dhe situatën faktike të 24 dhjetorit.

Koordinatorja e grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Silvana Boneva në një vërejtje procedurale vlerësoi se ngjarjet e 24 dhjetorit dhe ngjarjet e javës së kaluar të Komisionit kuvendor për transport, lidhje dhe ekologji janë turp për Kuvendin dhe për shtetin.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *