Home / Lajme / Maqedoni / Pa marrëveshje për 24 dhjetorin, thellohet kriza politike

Pa marrëveshje për 24 dhjetorin, thellohet kriza politike

24 gusht-Ky veprim nga opozita u vlerësua si shkelje e kushtetutës dhe suspendim demokracie, derisa pushteti ka refuzuar një përgjegjësi të tillë. Por, edhe Bashkimi Evropian kërkoi zbardhjen e saj, duke ndërmjetësuar drejtpërdrejt me evrokomisionerin për zgjerim, Shtefan Fyle.

Dy partitë më të mëdha maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM nuk kanë arritur marrëveshje lidhur me miratimin e raportit për zbardhjen e ngjarjeve të 24 dhjetorit.

Kjo ngjarje ka të bëjë me 24 dhjetorin e vitit të kaluar, kur nga Parlamenti u nxorr dhunshëm opozita dhe gazetarët, dhe më pas maxhoranca votoi projekt – buxhetin për vitin 2013.

Ky veprim nga opozita u vlerësua si shkelje e kushtetutës dhe suspendim demokracie, derisa pushteti ka refuzuar një përgjegjësi të tillë. Por, edhe Bashkimi Evropian kërkoi zbardhjen e saj, duke ndërmjetësuar drejtpërdrejt me evrokomisionerin për zgjerim, Shtefan Fyle.

Dita e djeshme ishte afati përfundimtar i vendosur për miratimin e konkluzave të raportit për zbardhjen e ngjarjeve të 24 dhjetorit dhe se kjo kërkesë ishte bërë edhe nga BE.

Nga VMRO-DPMNE theksojnë se kanë vullnet për të arritur kompromis dhe se ata kanë pranuar një numër të madh të propozimeve të LSDM, por janë të rezervuar se a do të ketë zgjidhje.

Por, nga ana tjetër, LSDM opozitare theksoi se partia në pushtet nuk do të marrë përgjegjësi se është fajtore për ngjarjet e 24 dhjetorit dhe se në këtë ditë nuk është shkelur kushtetuta e vendit dhe është dhunuar demokracia, pas nxjerrjes së deputetëve dhe gazetarëve nga salla e Parlamentit. Partitë politike kanë bërë të ditur se nuk pritet vazhdimi i negociatave dhe se ato kanë thënë se mbeten të hapura të gjitha opsionet. (INA)

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *