Home / Lajme / Maqedoni / Partitë shqiptare shqetësohen për të ardhmen e Maqedonisë

Partitë shqiptare shqetësohen për të ardhmen e Maqedonisë

27 gusht-Partia shqiptare në pushtet kërkon me ngulm zgjidhjen e kontestit të emrit si dhe përmbushjen e kritereve euroatlantike, ndërsa Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), thekson se, Maqedonia ndodhet në një krizë të rëndë politike dhe ekonomike.

Partitë shqiptare në Maqedoni shprehin shqetësimin e tyre për situatën e tensionuar politike si dhe proceset euroatlantike, të cilat për momentin janë të bllokuara, si pasojë e problemeve të jashtme dhe të brendshme me të cilat përballet ky vend.

Partia shqiptare në pushtet kërkon me ngulm zgjidhjen e kontestit të emrit si dhe përmbushjen e kritereve euroatlantike, ndërsa Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), thekson se, Maqedonia ndodhet në një krizë të rëndë politike dhe ekonomike.

Zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Bujar Osmani deklaroi se, pushteti duhet të koncentrohet në çështjet më të rëndësishme për vendin, siç është zgjidhja e kontestit të emrit, kriteret e Kopenhagës dhe perspektiva evroatlantike e Maqedonisë.

“Nëse VMRO-DPMNE dhe LSDM dakordohen për zgjedhje, atëherë nuk do të kemi zgjedhje tjetër dhe BDI do të pranojë këtë. Por, zgjedhjet nuk do ti zgjidhin problemet e qytetarëve”, u shpreh Osmani

Ndërkaq, deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu tha se, debatet e fundit për zgjedhje të parakohshme dhe për krizën politike tregojnë qartë një lojë politike, e cila nuk merret me problemet reale me të cilat ballafaqohet vendi dhe kryesisht shqiptarët.

“Ditëve të fundit ishim dëshmitarë se u fol për gjithçka, përveç problemeve reale me të cilat ballafaqohet ky vend, integrimi i Maqedonisë në BE dhe anëtarësimi në NATO, duken edhe me larg, s’ka realizim të të drejtave të shqiptarëve, gjendja ekonomike është edhe më e rëndë, e çka mund të thuhet këtu për BDI-në?!- Krimi, korrupsioni dhe hajnia, janë ulur këmbëkryq në atë parti, në ndërkohë shqiptarët përballen me problemet elementare të sigurimit të ekzistencës, mospasjes së sigurisë, mospasjes së investimeve. A mbani mend ndonjë projekt që qeveria BDI-VMRO ka realizuar për shqiptarët?! E këto janë problemet reale me të cilat ballafaqohet ky vend, e në veçanti shqiptarët”, theksoi Fazliu.

I pyetur lidhur me propozimin për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, deputeti Fazliu u përgjigj se” kur të mbarojnë me këto lojra le të na e bëjnë me dije”.INA

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *