Home / Lajme / Maqedoni / Pasdite do të nënshkruhet raporti përfundimtar i Komisionit për 24 dhjetorin

Pasdite do të nënshkruhet raporti përfundimtar i Komisionit për 24 dhjetorin

26 gusht-“Le t’i shkruajnë kualifikimet e tyre juridike tek të cilat ngecëm, dhe nëse ajo i përmbushë, jo me mbivotim, por ne do t’ua votojmë së bashku me ta. Nëse për ta nuk është i rëndësishëm interesi i Maqedonisë, për ne është me rëndësi. Kuptohet për ne dhe për pjesën më të madhe të qytetarëve në Maqedoni, ato kualifikime juridike nuk do të jenë as valide, e as nuk dakordohemi me to”, theksoi Gruevski.

Raporti përfundimtar për ngjarjet e 24 dhjetorit të vitit të kaluar pritet të nënshkruhet sot pasdite. Kryetari i komisionit ad-hok, Borçe Davitkovski për MIA-n konstatoi se në orën 12 është caktuar takim me anëtarët e VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski dhe Ballgorodna Duliq dhe të LSDM-së, Ljubomir Fërçkovski dhe Renata Deskovska Trenevska.

Kryeministri Nikolla Gruevski mbrëmë, pasi që LSDM i hodhi poshtë dy obcionet e ofruara për raportin dhe për zgjedhje të parakohshme parlamentare, kumtoi se VMRO-DPMNE solli vendim në interes të shtetit dhe në dëm të sajin të votojë dhe ta nënshkruajë raportin e Komsionit ad-hok siç dëshiron LSDM-ja.

“Le t’i shkruajnë kualifikimet e tyre juridike tek të cilat ngecëm, dhe nëse ajo i përmbushë, jo me mbivotim, por ne do t’ua votojmë së bashku me ta. Nëse për ta nuk është i rëndësishëm interesi i Maqedonisë, për ne është me rëndësi. Kuptohet për ne dhe për pjesën më të madhe të qytetarëve në Maqedoni, ato kualifikime juridike nuk do të jenë as valide, e as nuk dakordohemi me to”, theksoi Gruevski.

Ai shtoi se në interes të shtetit, si parti me besim më të madh të popullit dhe parti e cila jo rastësisht shtatë herë me radhë e fiton besimin e shumicës së qytetarëve, siç tha: “do t’i mbyllim sytë dhe gjithçka do të votojmë dhe gjithçka do t’u nënshkruajmë”.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së i la akoma hapësirë LSDM-së që të shpallen zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Paraprakisht, kryeministri Gruevski propozoi LSDM të votojë çfarëdo lloj raporti të Komisionit, i cili do të jetë partiak. Alternativa e dytë ishte që të shkohet në zgjedhje të parakohshme më 13 tetor.

LSDM dje i hodhi poshtë dy opsionet që i ofroi kryeministri Gruevski. Zëvendëskryetarja e LSDM-së, Radmilla Shekerinska i bëri thirrje VMRO-DPMNE-së që të dakordohen me formulimin për shkelje të Kushtetutës me përjashtimin e gazetarëve nga galeria e Kuvendit. Sa i përket zgjedhjeve, ajo theksoi se, obligim nga raporti i marsit është krijimi i parashtresave korrekte për garë zgjedhore.

“Ndërmorët obligim për harmonizimin e legjislaturës zgjedhore me rekomandimet e OSBE-ODIHR-it edhe për pastrimin e listës zgjedhore. Ato obligime nuk i realizuat”, tha Shekerinska, duke shtuar se nëse sot shpërbëhet Kuvendi i RM-së, LSDM do t’i shfrytëzojë të gjitha mjetet demokratike të cilat i ka dispozicion.

Qëndrimi i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) është se zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk janë zgjidhje për sfidat me të cilat po përballet shteti dhe për problemet e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Por, nëse VMRO-DPMNE dhe LSDM arrijnë marrëveshje për një opsion të tillë, ata janë të gatshëm

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *