Home / Lajme / Maqedoni / Përfaqësues të partive politike vizituan BFI-në

Përfaqësues të partive politike vizituan BFI-në

9 gusht-Hysa tha se ishte aty si përfaqësues i shtetit të Kosovës që të uroj të parin e BFI-së për këtë festë të madhe, duke i dëshiruar atij dhe përmes tij të gjithë besimtarëve myslimanë në Maqedoni një festë me tolerancë, pajtim dhe suksese.

Një delegacion i BDI-së, i kryesuar nga zëvendës kryeministri Musa Xhaferi sot me rastin e Fitër Bajramit ka vizituar Bashkësinë Fetare Islame të Maqedonisë (BFIM).

“I urojmë të gjithë besimtarëve në Maqedoni dhe gjithkund këtë festë të Fitër Bajramit. Dëshirojmë që të ketë më shumë harmoni, bashkim dhe pajtime mes besimtarëve dhe shpresoj që të ketë më tepër solidaritet që të përballohen krizat sociale me të cilat mund të ballafaqohen familjet”, tha Xhaferi, i cili ka qenë i shoqëruar nga zëdhënësi i qeverisë Muhamet Hoxha dhe nga shefi i kabinetit të Ahmetit, Artan Grubi.

Ndërkohë, siç njofton Zhurnal.mk, vizitë këtij institucioni i kanë bërë edhe deputeti i PDSH-së Bekim Fazliu, kryetarja e Komisionit për marrëdhënie në mes bashkësive fetare Valentina Bozhinovska dhe ambasadori kosovar në Shkup, Ylber Hysa.

Hysa tha se ishte aty si përfaqësues i shtetit të Kosovës që të uroj të parin e BFI-së për këtë festë të madhe, duke i dëshiruar atij dhe përmes tij të gjithë besimtarëve myslimanë në Maqedoni një festë me tolerancë, pajtim dhe suksese.

Në emrin e Komisionit për marrëdhënie në mes bashkësive fetare Valentina Bozhinovska uroi të gjithë besimtarëve të konfesionit islam këtë festë të madhe të Ramazan Bajramit për shëndet, fat dhe begati në familje

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *