Home / Lajme / Botë / Plane lufte për Sirinë, në hartën e sulmit edhe Shqipëria

Plane lufte për Sirinë, në hartën e sulmit edhe Shqipëria

27 gusht-Gjenerali shqiptar Xhemal Gjunkshi deklaroi se “Stërvitja do të përfshijë një numër të madh anijesh, helikopterësh dhe avionësh luftarakë. Qëllimi i kësaj stërvitjeje është kryerja e operacioneve të zbarkimit, transportit dhe evakuimit duke angazhuar forcat të detit dhe ajrit.”

Ajo që prej ditësh po flitet për një sulm të mundshëm ndaj Sirisë duket se po bëhet një realitet dhe SHBA së bashku me aleatwt po ndërtojnë opsionet e ndërhyrjes. Ndërhyrja ajrore duket se do të jetë zgjidhja më e mirë që sipas strategëve ushtarakë të SHBA dhe aleatëve do të kapitullonte Sirinë për 48 orë. Por nga do të vijë ndërhyrja? Gazeta britanike “The Guardian” shkruan se tashmë SHBA, Britania, Franca, tre vendet më me shumë peshë i kanë forcat e tyre ushtarake në Mesdhe.

Sipas “The Guardian” në Shqipëri janë 4 anije luftarake, një transportues helikopterësh dhe dy fregata në Shqipëri. SHBA ka vendosur 3 anije destroyer në lindje të Mesdheut, të mbështetura nga një e katërt, USS Mahan. Franca ka avionë Rafael dhe Mirazh të vendosur në Arabine Saudite, gjë që mund të mbërrijnë në Siri përmes bazave amerikane në Incirlik dhe Izmir të Turqisë dhe bazës së Forcave Britanike në Akrotiri.

Qiproja pritet të jenë pikënisje e sulmit. Në Itali dhe Greqi janë dislokuar mjete ushtarake amerikane. Ditë më parë trupat britanike dhe mjetet luftarake te kesaj ushtrie u dislokuan ne Shqiperi, por kjo u mbulua nën petkun e një stërvitjeje dy forcave ushtarake “Luani Shqiptar 2013″.

Gjenerali shqiptar Xhemal Gjunkshi deklaroi se “Stërvitja do të përfshijë një numër të madh anijesh, helikopterësh dhe avionësh luftarakë. Qëllimi i kësaj stërvitjeje është kryerja e operacioneve të zbarkimit, transportit dhe evakuimit duke angazhuar forcat të detit dhe ajrit.”

Por deri më tani lidhur me ndërhyrjen në Siri, gjithçka mbetet në rrafshin e aludimeve, pasi strategët ushtarakë të nga Uashingtoni, Londra dhe Parisi do të diskutojnë sot në kryeqytetin jordanez të Amanit për të ardhmën e ndërhyrjes. Samiti do të udhëhiqet nga gjenerali Martin Dempsey, kryetari i shefave të përbashkët të shtabit të SHBA, homologu i tij jordanez dhe Gjenerali Sir Nicholas Houghton, shefi i forcave të armatosura britanike.

Ajo do të zhvillohet pak më shumë se 100 kilometra nga Damasku, ku dyshohet se janë përdorur armë kimike javën e kaluar. Gjeneralët e lartë nga Gjermania, Kanadaja, Italia, Arabia Saudite dhe Katari pritet gjithashtu të marrë pjesë në këtë takim, i cili do të përkojë me futjen e inspektorëve të OKB në zonat e dyshuara të sulmeve me armë kimike. (INA)

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *