Home / Lajme / Maqedoni / Policia e Tetovës ka kapur një kilogram marihuanë

Policia e Tetovës ka kapur një kilogram marihuanë

Gjykatësi hetues, të tre personave nga Shkupi, menjëherë iu ka caktuar masën paraburgim në afat prej 30 ditësh.

Policia e Tetovës ka kapur një kilogram marihuanë, në veturën e tre shkupjanëve. Gjykatësi hetues, të tre personave nga Shkupi, menjëherë iu ka caktuar masën paraburgim në afat prej 30 ditësh.

Policia gjatë kontrollit të makinës, pronësi e personit nga fshati Studeniçan i Shkupit, ka gjetur mbi një kilogram marihuanë. Nga MPB-ja informojnë se parbërma rreth orës 23, në afërsi të kryqëzimit për në fshatin Grupçin të Tetovës, policët kanë ndaluar makinen e tipit “BMW” me targa Shkupi, të cilen e drejtonte F.I. (21) nga Studeniçani.

Gjatë kontrollit te makines, ku ishin edhe dy persona, D.S. (33) dhe S.P. (23) nga Shkupi, nën ulësen e bashkëudhëtarit, është gjetur valixhe në të cilën ka pasur materie të panjohur të barit të mbështjellur në foli të najlonit. Valixhia e gjetur ka qenë pronë e D.S. i cili së bashku me shoferin dhe bashkëudhëtaren S.P. shpejtë janë arrestuar dhe mbajtur në stacioni policor në Tetovë. Nga folia, ashtu siç informojnë nga MPB-ja, ka pasur mbi një kilogram marihuanë, e cila, sipas kallëzimit të D.S., paraprakisht e ka blerë nga F.I. i cili është dashur ta dorëzojë në Ohër.

Ndaj tre personave është parashtruar kallëzim penal, ndërsa gjykatësi hetues i Gjykatës Themelore të Tetovës dje personave F.I. dhe D.S. u caktoi masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditëve.

Droga kishte qenë e fshehur tek ulësja afër shoferit. Të paraburgosurit kanë pohuar se droga për destinacion ka patur qytetin e Ohrit. Ndaj të treve, Prokuroria publike ka parashtruar kallëzime penale.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *