Home / Lajme / Maqedoni / Prej 1 gushtit e deri tani në ‘Bogorodicë’ kanë kaluar 21.825 udhëtarë

Prej 1 gushtit e deri tani në ‘Bogorodicë’ kanë kaluar 21.825 udhëtarë

4 gusht-Nga fillimi i këtij muaji e deri sot, në dalje të vendit kufirin e kanë kaluar 21.825 udhëtarë prej të cilëve 1.605 shtetas të Maqedonisë, ndërsa në vend kanë hyrë 19.466 udhëtarë, prej të cilëve vetëm 173 kanë qenë qytetarë tanë. Në periudhën e përmednur gjithsej 41.292 udhëtarë në dy drejtimet e kanë kaluar kufirin në Bogorodicë, prej të cilëve 1.778 janë shtetas të Maqedonisë.

Në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Dojran vala turistike e gushtit kalon pa tollovi më të mëdha në komunikacion, kumtuan zyrtarë kompetentë.

Nga fillimi i këtij muaji e deri sot, në dalje të vendit kufirin e kanë kaluar 21.825 udhëtarë prej të cilëve 1.605 shtetas të Maqedonisë, ndërsa në vend kanë hyrë 19.466 udhëtarë, prej të cilëve vetëm 173 kanë qenë qytetarë tanë. Në periudhën e përmednur gjithsej 41.292 udhëtarë në dy drejtimet e kanë kaluar kufirin në Bogorodicë, prej të cilëve 1.778 janë shtetas të Maqedonisë.

Ndalja e automjeteve dhe udhëtarëve për shkak të kryerjes së formaliteteve doganore në kufirin e Maqedonisë lëviz prej 10 deri 15 minuta, ndërsa më e gjatë është në anën greke për shkak të problemeve me sistemin komjuterik dhe numrin e zvogëluar të nëpunësve doganorë.

Shumë më e vogël është lëvizja në vendkalimin kufitar Dojran. Prej 1 gushtit e deri sot drejt Greqisë janë nisur gjithsej 10.344 udhltarë, prej të cilëve 5.369 shtetas të Maqedonisë.

Prej tyre 1.102 kanë shkuar në pushime në Greqi, ndërsa 4.267 janë kthyer në vend. Ndalja e automjeteve dhe udhëtarëve në Dojran nuk është më e madhe se dy deri tre minuta

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *