Home / Lajme / Maqedoni / Programe te reja studimore ne vitin e ri akademik ne USHT

Programe te reja studimore ne vitin e ri akademik ne USHT

Në mesin e mbi 100 programeve studimore që ofron USHT për studentët e rinj, këtë vit ndodhen edhe disa drejtime atraktive

Në mesin e mbi 100 programeve studimore që ofron USHT për studentët e rinj, këtë vit ndodhen edhe disa drejtime atraktive, që sivjet janë akredituar për herë të parë. Bëhet fjalë për Programin studimor për edukim special dhe rehabilitim, Programin studimor Matematika në financa dhe biznes, Menaxhim në cilësinë e ushqimit dhe

Dramaturgji dhe regji arti. Janë këto drejtime që duhet të tërheqin vëmendjen e studentëve të rinj, sepse bëhet fjalë për drejtime që arsimojnë kuadro që janë deficitare në tregun e punës.

Një risi tjetër për studentët e USHT-së është se programet studimore ekzistuese si

Administrim-biznesi, Ekologjia, Shkencat politike, përpos në studimet e disperzuara, këtë vit startojnë me punë edhe në qytetin e Tetovës.

Vlen të theksohet se në USHT, afati i parë i regjistrimit vijon të zhvillohet me sukses të plotë dhe kandidatët e interesuar mund të aplikojnë deri më 23 gusht 2013. Edhe studentët shprehen të kënaqur me programet e reja në USHT. Ata thonë se janë përcaktuar të vijojnë studimet në këtë universitet, pasi USHT ofron cilësi dhe perspektivë për studentët.

“Erdha të regjistrohem në USHT në gazetari. E pëlqejë këtë profesion sepse ka perspektive ne te ardhmen”, tha një studente e saporegjistruar./Lajm

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *