Home / Lajme / Maqedoni / Protesta “Ne jemi RABIA!” në Shkup

Protesta “Ne jemi RABIA!” në Shkup

23 gusht-Disa organizata joqeveritare mbajtën një protestë të qetë në sheshin e Çarshisë, me moton “We are R4ABIA” (Ne jemi RABIA!)

Disa organizata joqeveritare mbajtën një protestë të qetë në sheshin e Çarshisë, me moton “We are R4ABIA” (Ne jemi RABIA!)

Nën moton “We are R4ABIA” (Ne të gjithë jemi RABIA!), të premten në Shkup, në sheshin e Çarshisë, disa organizata joqeveritare nga e tërë Maqedonia dhe qindra qytetarë u mblodhën në një protestë të qetë për të shfaqur solidarizimin e tyre me ngjarjet e tmerrshme që ndodhën ditëve të fundit në Egjipt ku u vranë me mijëra protestues.

Ata kanë shprehur indinjatë të thellë ndaj dhunës së ushtruar nga qeveria e grushtetit të korrikut në Egjipt dhe humbjet e mëdha të njerëzve të pafajshëm. Ndër të tjera, organizatorët dhe folësit janë shprehur se kjo protestë, para se gjithash, është në mbrojtje të vullnetit politik të egjiptianëve, vlerave humane, demokratike dhe në mbrojtje të lirive dhe të drejtave njerëzore.

“Duke mbrojtur demokracinë e Egjiptit ne sot dëshmojmë se jemi me bijtë e Izraelit, e jo me Faraonin, duke mbrojtur sot egjiptianin që si secili njeri tjetër i botës së qytetëruar kërkon të respektohet vullneti i tij politik, ne më shumë shfaqim respekt për veten tonë se për Egjiptin. Demokracia sot në botë është një vlerë mezi e arritshme dhe shumë e vlefshme, sidomos për vendet që e kaluan pranverën arabe”, u tha mes tjerash nga organizatorët e protestës. “Egjiptianë të dashur, në këtë frymë edhe ne sot nga Shkupi solidarizohemi me dhimbjen tuaj dhe nga ky shesh bëjmë thirrjen më të njohur këtyre ditëve ‘We are all R4ABIA’ – ‘Ne të gjithë jemi RABIA’!”.

Me këtë mesazh përfundoi protesta, ndërsa qytetarët u shpërndanë të qetë pa shkaktuar asnjë incident. /Portalb

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *