Home / Lajme / Maqedoni / Qeveria: Gjithçka është sipas ligjit dhe procedurës, më mirë është të ndërtohet se të paguhen qira

Qeveria: Gjithçka është sipas ligjit dhe procedurës, më mirë është të ndërtohet se të paguhen qira

5 gusht-Siç kumtoi Gjorgjiev, obligim i çdo institucioni të pushtetit qendror dhe lokal është ta garantojë sigurinë juridike dhe ekonomike të çdo subjekti, të çdo investitori pavarësisht nëse është shtetëror apo privat i cili i ka marrë të gjitha miratimet për ndërtim, i cili i ka paguar të gjitha taksat komunale, i cili ka planifikuar investim afarist dhe i cili i ka realizuar.

Për ndërtimin e objektit të Këshillit për radiodifuzion të parcelës te hotel “Bristol” janë ruajtur të gjitha procedurat në pajtim me ligjet ekzistuese. Ky rast nuk duhet të shfrytëzohet për promovim politik, pasi që me ndërtimin e tij shteti do të kursejë para të cilat deri më tani janë derdhur për qira, ndërsa do të mundësohet edhe punë në sektorin ndërtimor, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandar Gjorgjiev.

“Të gjitha veprimet, të gjitha proceset në lidhje me rregullimin e tokës ndërtimore dhe përgatitjen për ndërtim në rajonin qendror të qytetit janë dhe do të kryhen në pajtim me ligjet. Kjo është e drejtë ligjore, por njëherësh edhe obligim ligjor për çdo institucion pavarësisht nëse është lokal apo qendror. Ky investitor shtetëror, Këshilli për radiodifuzion, i cili duhet të ndërtojë objekt në lokacionin e dhënë i ka marrë të gjitha dokumentet e nevojshme nga ana e njësiteve të pushtetit lokal që të fillojnë me ndërtimin. I ka paguar të gjitha taksat komunale në bazë të së cilave njësitet e pushtetit lokal kanë për obligim t’ia përgatisin tokën që të mund të fillojë me ndërtim. Mjetet të cilat do të përdoren për ndërtimin e këtij objekti do të shkojnë në kompanitë për ndërtim dhe do të sigurojnë punësimin e punonjësve ndërtimorë”, e prezentoi qëndrimin qeveritar në pyetjen e gazetarëve Gjorgjiev në konferencën e sotme për shtyp të Qeverisë.

Siç kumtoi Gjorgjiev, obligim i çdo institucioni të pushtetit qendror dhe lokal është ta garantojë sigurinë juridike dhe ekonomike të çdo subjekti, të çdo investitori pavarësisht nëse është shtetëror apo privat i cili i ka marrë të gjitha miratimet për ndërtim, i cili i ka paguar të gjitha taksat komunale, i cili ka planifikuar investim afarist dhe i cili i ka realizuar. Ai nënvizoi se Qeveria deri më tani ka treguar përmes politikave dhe aktiviteteve të saj se kujdeset për mjedisin jetësor dhe pyllëzimin.

“Çështje kryesore në këtë apo në raste të tjera janë qiratë, e jo mënjanimi i drunjve pasi që në periudhën e deritanishme Qeveria ka dëshmuar se kujdeset për pyllëzimin e Republikës së Maqedonisë si asnjë qeveri deri më tani në periudhën e kaluar. Deri më tani ka mbjellë rreth 40 milionë fidane, ndërsa në tetor dhe nëntor do të mbillen edhe 5 milionë fidane”, tha zëdhënësi Gjorgjiev

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *