Home / Lajme / Maqedoni / Qeveria serbe e përshëndeti pezullimin e masës mbrojtëse për grurin

Qeveria serbe e përshëndeti pezullimin e masës mbrojtëse për grurin

30 gusht-Maqedonia e vendosi masën për importim të kushtëzuar të grurit dhe miellit në korrik të këtij viti që ta mbrojë prodhimtarinë vendore. Pasi që kompetentët vlerësuan se tregu është stabilizuar dhe se janë tejkaluar të gjitha sfidat për çfarëdo lloj çrregullimesh, është marrë vendim për pezullim të masës më 2 shtator, ndërsa për miellin në gjysmën e parë të muajit të ardhshëm.

Qeveria serbe e përshëndeti vendimin për pezullim të masës mbrojtëse për import të kushtëzuar të grurit dhe miellit nga ana e Maqedonisë.

Siç deklaroi ministri i Tregtisë së Jashtme dhe të Brendshme dhe Telekomunikime Rasim Lajiq, Serbia pret që Maqedonia në të ardhmen të mos zbatojë masa të këtilla sepse kjo është në interes për të dy palët.

“Nëse i shfrytëzojmë të gjitha potencialet, këmbimi tregtar midis dy vendeve mund të arrijë një miliard euro përkundër 600 milionë të tanishme”, tha Lajiq.

Maqedonia e vendosi masën për importim të kushtëzuar të grurit dhe miellit në korrik të këtij viti që ta mbrojë prodhimtarinë vendore. Pasi që kompetentët vlerësuan se tregu është stabilizuar dhe se janë tejkaluar të gjitha sfidat për çfarëdo lloj çrregullimesh, është marrë vendim për pezullim të masës më 2 shtator, ndërsa për miellin në gjysmën e parë të muajit të ardhshëm.

Gjithashtu lexo

Përmes Serbisë po zbatohet një skenar për destabilizimin e Ballkanit, ja kush alarmon

Lidhja Demokrate e Maqedonisë (LD) nëpërmjet një kumtese vlerëson se tërheqja e personalit të ambasadës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *