Home / Lajme / Maqedoni / Qytetarët e Maqedonisë aplikime masive për në Gjerman

Qytetarët e Maqedonisë aplikime masive për në Gjerman

2 gusht-Nga ambasada kanë theksuar se nuk kanë numër të saktë të aplikuesve, por kanë theksuar se ekziston interesim i madh. Gjermania së fundi ofron ‘karta të gjelbërta’ për punësime të dy grupeve të qytetarëve. Njëra kategori është për ata që ka profesione deficitare në Gjermani. Përveç kualifikimeve kërkohet që kandidatët të kenë edhe përvojë pune.

Një numër i madh i qytetarëve të Maqedonisë kanë aplikuar muajve të fundit në ambasadën gjermane në Shkup për të provuar fatin për të fituar ‘kartën e gjelbërt’ gjermane, për qytetarët që synojnë punësime në entet gjermane, ku ka deficit të kuadrove të profesioneve të ndryshme. Siç mësohet aplikimet i kanë bërë mjekë, inxhinierë, informaticientë si dhe ekonomistë.

Nga ambasada kanë theksuar se nuk kanë numër të saktë të aplikuesve, por kanë theksuar se ekziston interesim i madh. Gjermania së fundi ofron ‘karta të gjelbërta’ për punësime të dy grupeve të qytetarëve. Njëra kategori është për ata që ka profesione deficitare në Gjermani. Përveç kualifikimeve kërkohet që kandidatët të kenë edhe përvojë pune. (INA)

Gjithashtu lexo

Kallëzim penal deri te PSP nga Mehmeti, Llatas dhe Talevska kundër biznesmenit Palevski

Ashtu siç u informua dje nga Telegrafi, biznesmeni Ljupço Palevski është marrë në pyetje informative …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *