Home / Lajme / Rajon / Radioja ruse shpifje për gjoja rekrutime të terroristëve islamik në zonat shqiptare në Ballkan

Radioja ruse shpifje për gjoja rekrutime të terroristëve islamik në zonat shqiptare në Ballkan

6 gusht-Sipas këtij lajmi, qëllimi i stërvitjeve është krijimi i një të ashtuquajture aleancë islamike në Ballkan, midis Bosnjës, Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, pjesës jugore të Serbisë dhe Malit të Zi. Lajmi i tillë godet kryesisht shqiptarët duke i ndërlidhur ata gjoja me veprime terroriste, sepse gjoja ata operojnë nën ombrellën e Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH).

Radioja ruse “Zëri i Rusisë” ka bërë të ditur se gjoja në Maqedoni po stërviten të ashtuquajtur terroristë islamik për sulme vetëvrasëse me bomba. Ky lajm është transmetuar sot nga shumica e mediave maqedonase, të cilat kanë shkruar se burimet e radios ruse bazohen në informacione sekrete të shërbimit sekret rus në Ballkan.

Sipas këtij lajmi, qëllimi i stërvitjeve është krijimi i një të ashtuquajture aleancë islamike në Ballkan, midis Bosnjës, Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, pjesës jugore të Serbisë dhe Malit të Zi. Lajmi i tillë godet kryesisht shqiptarët duke i ndërlidhur ata gjoja me veprime terroriste, sepse gjoja ata operojnë nën ombrellën e Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH).

“Po rekrutohen boshnjak dhe shqiptarë me pamje sllave, për të kryer aktivitete terroriste në tërë botën, për shkak të vështirësisë së identifikimit dhe zbulimit të tyre”, thekson radioja ruse. INA

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *