Home / Sport / Reali i kthehet Suarezit

Reali i kthehet Suarezit

Skuadra e Real Madridit ka kthyer interesimin për sulmuesin e Liverpoolit, uruguaiani Luis Suarez, shkruan të hënën “Marca”.

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, ka kërkuar nga krerët e klubit që ta transferojnë Suarezin gjatë kësaj vere, pasi sulmuesi uruguaian shihet si përforcimi i duhur për edicionin e ri. Suarez aktualisht ka raporte të këqija me ekipin e Liverpoolit dhe është detyruar të stërvitet i vetëm.

Suarez ka kërkuar largimin nga “Anfield Road”, por ekipi anglez po refuzon ta lirojë. Suarez ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2017, kurse Reali është i gatshëm të paguajë një dëmshpërblim prej 45 milionë eurosh për transferimin e tij. Në transferimin e Suarezit është duke insistuar edhe Arsenali.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *