Home / Lajme / Maqedoni / Remitancat nga jashtë dhe ndikimi ndaj arsimit dhe shëndetit të anëtarëve të familjes

Remitancat nga jashtë dhe ndikimi ndaj arsimit dhe shëndetit të anëtarëve të familjes

29 gusht-Ajo shtoi se lidhur me arsimin, u tregua dallim i konsiderueshëm mes Shqipërisë dhe Maqedonisë lidhur me efektin e remitancave nga jashtë, derisa ata kanë ndikim ndaj arsimit të fëmijëve me atë që një pjesë e atyre mjeteve alokohen për pagesën e arsimit të tyre dhe me këtë kanë ndikim pozitiv ndaj arsimit të fëmijëve në Shqipëri, më Maqedoni u tregua se remitancat nga jashtë nuk kanë ndikim të dukshëm ndaj statusit të arsimimit të fëmijëve.

Shqipëria dhe Maqedonia janë vendeve të cilat në masë të madhe varen nga remitancat nga jashtë, të cilat luajnë rol të rëndësishëm në sigurimin e mbrojtjes sociale shtesë dhe çrrënjosjen e varfërisë. Përveç kësaj, remitancat nga jashtë kanë rol kyç edhe ndaj arsimit dhe shëndetit të anëtarëve të familjeve të cilët qëndrojnë në shtëpi.

Këtë e tregoi hulumtimi i projektit i organizatës së Maqedonisë Analitika dhe AKSER nga Shqipëria që e zbatuan në 18 muajt e kaluar në rajonin e Shkupit, në Maqedoni dhe Tiranë, në Shqipëri.

Rezultatet që u prezantuan në punëtorinë e sotme me temë “Migracionet dhe remitancat nga jashtë në Ballkanin Perëndimor” tregojnë se në pjesën ndikimit të arsimit mungesa e babait ka ndikim negativ ndaj arsimit të fëmijëve vetëm për një afat të shkurtër, nëse ai ngelet në qëndrimi më të gjatë ndikimi është pozitiv.

“Në të dy vendet migracioni i nënës në afat të gjatë ka ndikim negativ ndaj arsimit të fëmijëve, duke konfirmuar se migracionet si dukuri kanë ndikim të konsiderueshëm ndaj arsimit të fëmijëve prindërit e të cilëve kanë mërguar jashtë” tha Jovanka Joshevska nga Projekti.

Rezultatet tregojnë se në numrin më të madh të rasteve babai është larguar jashtë, ndërsa nëna qëndron në vend që të kujdeset për familjen.

Ajo shtoi se lidhur me arsimin, u tregua dallim i konsiderueshëm mes Shqipërisë dhe Maqedonisë lidhur me efektin e remitancave nga jashtë, derisa ata kanë ndikim ndaj arsimit të fëmijëve me atë që një pjesë e atyre mjeteve alokohen për pagesën e arsimit të tyre dhe me këtë kanë ndikim pozitiv ndaj arsimit të fëmijëve në Shqipëri, më Maqedoni u tregua se remitancat nga jashtë nuk kanë ndikim të dukshëm ndaj statusit të arsimimit të fëmijëve.

Rezultatet nga projekti lidhur me ndikimin ndaj shëndetit për Shqipërinë treguan se fëmijët në familjet me përvojë migracioni kanë mundësi më të vogël të jenë të pazhvilluar nga ata në familjet pa përvojë migrimi. Derisa ndikimi për Shqipërinë u tregua pozitiv, për Maqedoninë rezultoi se është negative, fëmijët në familjet me përvojë migrimi janë më në peshë. Që për të dy vendet u tregua që niveli i arsimit të nënës është i rëndësishëm që fëmijët të jenë më pak të shëndoshë.

Sipas rezultateve, Joshevska theksoi se Shqipëria dhe Maqedonia duhet t’i përmirësojnë sistemet e tyre për grumbullimin e të dhënave që të mund të sigurohet bazë më e mirë e të dhënave.

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *