Home / Sport / Renova kërkon 3 pikë ndaj Pelisterit

Renova kërkon 3 pikë ndaj Pelisterit

“Është sezoni i gjatë, andaj do të na duhet të jemi të gatshëm për çdo përballje dhe në këtë mënyrë edhe të përgatitemi. Për çdo ndeshje të kemi një regjim të veçantë”, deklaroi Zendeli.

Skuadra e Renovës, mund të thuhet se është e kënaqur me një pikë të arkëtuar në javën e parë të Ligës së Parë të Maqedonisë. Edhe pse ishin të parë në avantazh, përmes Izair Eminit, Renova në fund duhej të kënaqet me një pikë, në një përballje ku ishin një futbollist të përjashtuar (Mishkovski). “Mund të themi se jemi të kënaqur, duke parë kushtet dhe rrethanat në të cilën është zhvilluar kjo përballja. Fillimisht ne kaluam në epërsi, pasi kishin në duart tona lojën në pjesën e parë, ndërsa në vazhdim gjërat shkuan kah e keqja, posaçërisht pas përjashtimit të Mishkovskit, pas së cilës u goditem me golin e barazimit”, tha në fillim portieri i Renovës, Suat Zendeli. Zendeli beson se kjo është një fillim i mbarë i sezonit të gjatë, pasi nuk mund të gjykohet asgjë se si do të rrjedh kampionati në bazë të një loje ose një ndeshje. “Është sezoni i gjatë, andaj do të na duhet të jemi të gatshëm për çdo përballje dhe në këtë mënyrë edhe të përgatitemi. Për çdo ndeshje të kemi një regjim të veçantë”, shton Zendeli. Sipas tij, kundërshtari i ardhshëm i Renovës, skuadra e Pelisterit, edhe pse është mundur në kuadër të përballjeve miqësore, mund të jetë një skuadër e papërshtatshme për faktin se skuadra nga Manastiri luan mirë në Tetovë. “Është ndryshe nga ato sfidat miqësore, pasi kundërshtarët tanë kanë perceptim ndryshe të lojës në kampionat. Do të jetë një sfidë e vështirë për ne, pasi kërkojmë pikë maksimale në përballjet në Tetovë, ndërsa sa më shumë pikë të grumbullojnë në përballjet si mysafirë. Ata kanë disa futbollist të rrezikshëm, por edhe të shpejtë, andaj besoj se me rekomandimet e trajnerit Qatip Osmanit, do të vendosim taktikën e duhur që ti gëzohemi 3 pikëve të para në terrenin vendas”, tha në vazhdim Zendeli. Pas kësaj përballje, Renovën e pret testi i madh në Shkup, ku duhet të takohen me Vardarin. “Do të mendojmë për këtë ndeshje kur të vjen koha, pasi që jemi duke u përgatitur për përballjen me Pelisterit, që është poashtu me mjaft rëndësi për ne. Besojë se me angazhim maksimal të çdo futbollisti në terren, do të mund të arrijmë 3 pikëshin e parë në Tetovë”, tha në fund Zendeli. Sipas një tradite, skuadra e Renovës, përballjet e saja i zhvillon gjatë ditës së shtunë, edhe pse në itinerarin zyrtar të FFM-së, thuhet se kjo ndeshje do të zhvillohet të dielën në orën 18:00.

Zendeli s’ka pasur kontakte me drejtues të Shkëndijës

Skuadra e Shkëndijës është duke konsoliduar dhe është duke kërkuar të gjithë “yjet” e saja në të kaluarën që kanë lënë shenjë të madhe në klubin tetovar. Suat Zendeli ishte pjesë e skuadrës së Shkëndijës në vitin kur arkëtuan titullin e kampionit dhe poashtu ishte pjesë e përballjeve me Partizanin e Beogradit në garat evropiane. Në pyetjen tonë se a ka pasur kontakte të drejtuesve të Shkëndijës, Zendeli u përgjigj: “Deri më tani jo, mirëpo momentalisht unë kam një kontratë me Renovën e cila skadon në janar të vitit 2014. Shpresoj se Shkëndija të konsolidohet dhe nxit kualitetin në futbollin vendor, si në aspektin organizativ, ashtu edhe në respektimin e punës së futbollistëve dhe portierëve, të cilët do të duhet të ndjekin të gjithë klubet e futbollit”, tha Zendeli.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *