Home / Lajme / Maqedoni / Riker shfaqi shpresë për bisedime në vjeshtë dhe presidencë konstruktive të Greqisë me BE

Riker shfaqi shpresë për bisedime në vjeshtë dhe presidencë konstruktive të Greqisë me BE

10 gusht-Konkretisht për kontestin mes Maqedonisë dhe Greqisë, Riker deklaroi se qëndrimi amerikan mbetet i njëjtë, dhe se zgjidhja e kontestit do të jetë në interes edhe të Greqisë, në situatën e vështirë në të cilën gjendet tani. Riker saktësoi se shpreson që në fund të verës dhe fillim të pranverës, liderët e Maqedonisë dhe Greqisë do të vazhdojnë të gjejnë rrugë për të ecur përpara.

Ndihmës sekretari amerikan i shtetit Filip Riker deklaroi se SHBA-ja qëndron në porosinë deri te Maqedonia dhe Greqa, dhe se shpresojnë që kontesti me emrin do të tejkalohet dhe se negociatat do të vazhdojnë në fund të verës apo fillim të vjeshtës, njoftoi korrespodenti i MIA-s. I pyetur për atë se si e vlerëson përkushtimin e Greqisë ndaj integrimeve të tërë rajonit, gjatë presidencës së saj me Këshillin Evropian, Riker vlerësoi se gjysma e parë e vitit 2014 me të vërtetë do të japë mundësi që Greqia të luajë rol konstruktiv dhe të realizohen angazhimet nga Agjenda e Selanikut.

“Kryesimi grek me Këshillin e Bashkimit Evropian do të jetë mundësi që Greqia të luajë rol konstruktiv. Nëse kthehemi në agjendën e Selanikut, e cila u promovua nga Greqia, me të u vendos drejtim pozitiv për rajon më të gjerë ballkanik, dhe kjo mirë përputhet me qëllim tonë, të gjitha vendet nga Ballkani Perëndimor të kyçen tek fqinjët të cilët janë në familjen euroatlantike, në NATO dhe Bashkimin Evropian” deklaroi Riker në takimin me gazetarët në qendrën për shtyp të Departamentit të shtetit në Nju-Jork. Deklarata vijon pas takimit të djeshëm të kryeministrit grek Andonis Samaras me presidentin amerikan Barak Obama në Uashington, në të cilën Obama e theksoi nevojën nga tejkalimin e çështjeve të pazgjidhura të grumbulluara në rajonin rreth Greqisë.

Konkretisht për kontestin mes Maqedonisë dhe Greqisë, Riker deklaroi se qëndrimi amerikan mbetet i njëjtë, dhe se zgjidhja e kontestit do të jetë në interes edhe të Greqisë, në situatën e vështirë në të cilën gjendet tani. Riker saktësoi se shpreson që në fund të verës dhe fillim të pranverës, liderët e Maqedonisë dhe Greqisë do të vazhdojnë të gjejnë rrugë për të ecur përpara.

“I inkurajojmë të gjithë në rajon të punojnë së bashku me konstruktivitet, të krijojnë besim mes tyre, dhe gjithsesi, kjo është e rëndësishme edhe në marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Greqisë. Gjeografia është e tillë që Greqia ka interes të vërtetë të ketë stabilitet në rajon, stabilitet edhe në veri edhe ndaj të gjithë fqinjve. Kjo është dëshira reale, derisa Greqia ballafaqohet e sfidat e mëdha të saj ekonomike të cilat ishin në fokusin e bisedimeve në Uashington, në të njëjtën kohë të ketë edhe fqinjësi stabile dhe të suksesshme. Asgjë nuk mund ta prish përparimin ekonomik dhe performancësn si destabilzim në fqinjësi” deklaroi Riker.

Diplomati amerikan tha se SHBA-ja e vazhdon procesin e Kombeve të Bashkuara , që do të sjellë deri te lidhjet më të mëdha dhe më stabile në rajon.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *