Home / Sport / Ronaldo sulmon Murinjon, rinovon deri në 2018-ën

Ronaldo sulmon Murinjon, rinovon deri në 2018-ën

Cristiano Ronaldo ka dalë në një konferencë për shtyp dhe ka folur për situatën e tij te Reali i Madridit dhe pozicionin e tij në fushë më skuadrën e Ancelottit. Portugezi u është përgjigjur edhe thumbave të Jose Murinjos.

“Ka shumë gjëra që nuk meritojnë koment: – tha Ronaldo. Më pas CR7 thumboi portugezin tha se ai nuk “pshtyn në pjatën kur ha” duke e lënë të kuptohet se Murinjo tashmë po i kthen shpinën portugezit pas largimit për të Chelsea. Ai do të përballet ndaj Murinjos në finalen e “Guines International Cup” në Amerikë.
Sulmuesi portugez ka folur edhe për punën me teknikun Ancelotti në këto javë të para. Ai e cilësoi italianin si një teknik shumë të mirë dhe të dashur me të gjithë.
Një tjetër çeshtje që ka hapur diskutim kohët e fundit është edhe rinovimi I tij me madrilnët. Ai tha se kjo situate ende nuk është zgjidhur por mediat në spanjë bëjnë të ditur se Ronaldo do të rinovojë kontratën deri në vitin 2018-të. Manchester United duke se është ekipi i interesuar më shumë për lojtarin e Realit të Madridit. Pas largimit të tij për në “Santiago Bernabo”, Ronaldo ka deklaruar se do të rikthehet edhe njëherë për të mbyllur karrierën në “Old Traford, por duket se kjo do të kërkoj kohë dhe Ronaldo tashmë duhet që të fillojë të mendojë për sezonin e ri që nuk do të jetë aspak i ri duke lehtë pasi rivalet e Barcelonës janë përforcuar me Neymar.
Së fundmi ai u shpreh optimist për këtë sezon dhe beson se me Ancelottin skuadra do të korre suksese.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *