Home / Sport / Rufeja pret Zajazin në derbin shqiptar

Rufeja pret Zajazin në derbin shqiptar

“Respektojmë Zajazin por duhet të mendojmë për fitore. Do japim makismumin për të treguar se humbja me Vrapcishtin ishte vetëm një ditë e dobët. Shpresojmë në ndeshje korrekte dhe në fund presim pikët të mbesin në saldon tonë”, flasin me optimizëm nga tabori i KF Rufea-M.

Të shtunën në program janë ndeshjen e xhiros së dytë në Ligën e Dytë të futbollit të Maqedonisë, ku në qendër të vëmendjes pritet të jetë derbi shqiptar ndërmjet Rufea-M dhe Zajazit. Skuadra miletinase humbi bindshëm nag Vrapcishti xhiron e parë dhe tani kërkon sukses përballë debutuesit në Ligën e Dytë Zajazit, që sezonin e nisi me humbje 2:0 në fushë të Borecit. Të dyja ekipet vijnë në kërkim të përmirësimit të imazhit nga xhiroja e parë dhe ky është një parakusht për ndeshje cilësore. “Respektojmë Zajazin por duhet të mendojmë për fitore. Do japim makismumin për të treguar se humbja me Vrapcishtin ishte vetëm një ditë e dobët. Shpresojmë në ndeshje korrekte dhe në fund presim pikët të mbesin në saldon tonë”, flasin me optimizëm nga tabori i KF Rufea-M. “Luajtëm mirë dhe sikur të kishim realizuar një nga rastet që kishim në pjesën e parë, sigurisht se do kishim dalë me rezultat pozitiv nga ndeshja e parë në Veles me Borecin. Mirëpo tani ajo i takon të së kaluarës dhe përballja me Rufenë është mundësi për të kompensuar atë humbje. Jemi të vetëdijshëm se nuk do jetë e lehtë, mirëpo ne jemi të bindur në rezultat pozitiv”, shprehen njëzëri futbollistët e Zajazit. Shumë interesant pritet të jetë në Autokomandë të Shkupit, ku Skopje pret ekipin e Korzos (KF Shkupi). Skuadra nga Cairi pas fitores bindëse ndaj Dritës në xhiron e parë, tani kërkon tjetër sukses në takimin me Skopjen. Pritet ekipi të ketë mbështetje të madhe nga tribunat, ku praninë e tyre e paralajmërojnë Shvercerat. Drita pas humbjes së parë nga Shkupi, tani pret Borecin në Bogovinë. Fitorja është alternativa e vetme e ish-anëtarit të Ligës së Parë dhe pritet që pikët të mbesin në Bogovinë. “Boreci s’ka cka këkron në Bogovinë dhe ne jemi të bindur në fitore. Do japim maksimumin dhe besojmë që kjo do jetë e mjaftueshme për të marë tre pikët e para në sezonin e ri. Drita ka kualitet dhe këtë do ta dëshmojmë që në takimin me Borecin”, deklaroi sulmuesi i Dritës, Jeton Shaqiri. Skuadra e Vrapcishtit pas fitores së parë bindëse, tani kërkon suksesin e dytë në takimin me Novacin. Lokomotiva pret Pobeda Juniorin, Miravci ndeshet me Teteksin, 11 Oktomvri takohet me Sileksin, ndërsa Tiveria është vendase e Maxhari Solidarnostit.

Dyshet e xhiros së dytë:
Rufeja-Zajazi,
Skopje-Korzo,
Drita-Boreci,
Vrapcishti-Novaci,
Lokomotiva-Pobeda Junior,
Miravci-Teteksi,
11 Oktomvri-Sileksi,
Tiveria-Maxhari Solidarnosti.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *