Home / Lajme / Maqedoni / Samarasi në mënyrë demonstrative u largua pas pyetjes për Maqedoninë

Samarasi në mënyrë demonstrative u largua pas pyetjes për Maqedoninë

10 gusht-Kryeministri grek u takua me bankarin e njohur me origjinë greke Xhejmi Dimon, drejtorin e përgjithshëm të gjigantit bankar Xhej Pi Morgan, një nga institucionet e Vol Striti të cilët në vitin 2010 u theksuan se i kanë ndihmuar Greqisë ta bëjnë nivelin jashtëzakonisht të lartë të borxhit për shkak të cilit duhej të intervenojnë Bashkim Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar me pakon e masave për kursim.

Kryeministri grek Andonis Samaras në mënyrë demonstrative e lëshoi ndërtesën e Kombeve të Bahskuara në Nju-Jork, pasi iu parashtrua pyetje nga Agjencia Informative e Maqedonisë për sinqeritetin e përkushtimit të tij ndaj kontestiteit me emrin.

Samaras, i cili dje pasdite në Nju-Jork u takua me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki-mun, në takimin në të cilën dominion çështjet për kontestin me emrin e Republikës së Maqedonisë dhe statusin ishullit të ndarë Qipro, shkurt u përgjigj në pyetjet e kolegëve grekë se është biseduar për çështjet botërore, si dhe për çështjet e njohura nga interesi për Greqinë.

Por, sa iu parashtrua pyetja nga kolegu jo-grek, kryeministri grek pa asnjë fjalë u kthye dhe u largua.

Samaras me ditë iu shmang takimit me gazetarët e Maqedonisë në Uashington. Sipas burimeve të informuar mirë, gjatë bisedimeve njëorëshe të Ban dhe Samarasit, sekretari i përgjithshëm të KB-së nga Samaras ka kërkuar intensifikim të bisedimeve që të zgjidhet kontesti.

Pas vizitës së tij në Maqedoni para një viti, Ban e investon edhe reputacionin personal që të ndihmoj për zgjidhjen e kontesti me emrin. Takimi me Samarasin në Nju-Jork vjen pas thirrjes së hapur të Maqedonisë, në takim të nivelit të larë, dhe formim eventual të ekipeve të të dy qeverive të cilët do ta shqyrtonin çështjen për emrin, propozim të cilin Samarasi e refuzoi.

Në takimin në të cilin ishte prezent edhe ndërmjetësuesit në bisedat, ambasadori Methju Nimic, njoftoi korrespodenti i MIA-s, temë e bisedimit kanë qenë propozimet e tij të prezantuara deri te të dy palët e bisedimeve që u mbajtën në fillim të prillit. Në takimin në KB mori pjesë edhe Xhefri Fletman, diplomati amerikan i cili shërben si zëvendës sekretari i përgjithshëm i Ban Ki-mun, dhe i cili ishte prezent edhe në bisedat fundit mes Nimicit, Zoran Jolevskit dhe Adamintios Vasilakis.

Nga KB-ja nuk ka paralajmërim për atë se kur mund të pritet takimi i ardhshëm lidhur me kontestin për emrin, por nga ana tjetër, ndihmës sekretari amerikan i Shtetin Filip Riker, i cili është i angazhuar për Evropën e Mesme dhe Ballkanin në Departamentin e Shtetit, shfaqi shpresën se negociata mund të intensifikohen në fund të verës apo fillim të vjeshtës.

Në pyetjen cila është porosia e SHBA-së deri te Samaras gjatë vizitës së tij në Uashington, Riker u përgjigj:” Porosia deri te Samaras është e njëjtë si edhe porosia deri te Gruevski, kur ai ishte në Uashington, shpresoj që të dy palët do të gjejnë rrugë të ecin para, duke i shfrytëzuar shërbimet e mira të ndërmjetësuesit Nimic. Sërish siç sugjerova edhe në çështjet tjera, shpresoj që në fund të verës apo fillim të vjeshtës do të vazhdojmë me përpjekjet që të gjendet rrugë për të ecur para, deklaroi Riker.

Sa i përket çështjes qipriote, e cila gjithashtu ishte në agjendën e takimit me Ban, delegacioni i Samarsit informoi se ai në telefon ka biseduar me presidentin qipriot Nikos Anastidajias, dhe e ka informuar për përmbajtjen e bisedimeve të tyre me presidentin Obama një ditë më parë.

Samaras gjatë ditës së djeshme, vazhdoi me takimet qëllimi i të cilave është të përmirësohet reputacioni i Greqisë në bot, dhe të tërheq investime nga komuniteti grek në SHBA. Në takimet me grek të njohur nga diaspora në klubin Metroprilen, Samaras i luti ë investojnë në vendin e lindjes, duke thënë se qytetarët grek më nuk kanë të holla me të cilat do t’i paguanin tatimet.

Kryeministri grek u takua me bankarin e njohur me origjinë greke Xhejmi Dimon, drejtorin e përgjithshëm të gjigantit bankar Xhej Pi Morgan, një nga institucionet e Vol Striti të cilët në vitin 2010 u theksuan se i kanë ndihmuar Greqisë ta bëjnë nivelin jashtëzakonisht të lartë të borxhit për shkak të cilit duhej të intervenojnë Bashkim Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar me pakon e masave për kursim.

Samaras u takua me kryetarin e komunës në largim nga funksioni, miliarderin Majkëll Blumberg, ndërsa e vizitoi edhe qendrën memorialë në vendin ku qëndronin Kullat binjake të shkatërrua në sulmin terrorist të 11 shtator të vitit 2001, me çras u rrënua edhe kisha ortodokse greke Shën Nikolla.

Nga fundi i ditës, Samaras, kishte takim edhe me Dejvid Haris, kryetarin e Komitetin hebrej amerikan. Nga komiteti, për MIA-a, deklaruan se një nga temat e bisedimeve me Samarasin do të jetë edhe rritja alarmuese e lëvizjes neo-naziste në Greqi, jo vetëm me partinë Agimi i Artë por edhe ndarjen e pozitave të larta në Qeverinë greke personave të lidhur me neo-nazistët

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *