Home / Lajme / Maqedoni / Serbia vendos masat reciproke për prodhimet e Maqedonisë

Serbia vendos masat reciproke për prodhimet e Maqedonisë

26 gusht-Mediat beogradase kanë lajmëruar se autoritetet e vendit të tyre kanë pritur disa javë që Shkupi të heq masat e kufizimeve, por pas kësaj periudhe tashmë janë përcaktuar masat e kufizimeve për importet nga Maqedonia.

Serbia do të kufizoj importin e verës, rrushit dhe domateve nga Maqedonia. Kjo do të jetë një pjesë e masave reciproke që do ti ndërmarrë vendi fqinj si përgjigje ndaj kufizimit të eksportit të miellit dhe grurit nga Serbia. Mediat beogradase kanë lajmëruar se autoritetet e vendit të tyre kanë pritur disa javë që Shkupi të heq masat e kufizimeve, por pas kësaj periudhe tashmë janë përcaktuar masat e kufizimeve për importet nga Maqedonia.

Qeveria e Maqedonisë vendosi kufizimin e importit të grurit dhe miellit nga Serbia, për shkak të sasisë së madhe të grurit nga bujqit vendor dhe për mundësinë e shmangies së konkurrencës jolojale. Milan Prostran, nga Oda Ekonomike e Serbisë theksoi se ky vendim nga Shkupi tregon se disa vende që kanë firmosur CEFTA nuk janë të gatshme që të hapin tregjet e tyre.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *