Home / Lajme / Maqedoni / Server: Emri më nuk është çështje e rëndësishme për SHBA-në

Server: Emri më nuk është çështje e rëndësishme për SHBA-në

24 gusht-“Nëse ndërmjetësuesi Nimic thotë, shikoni, unë dhashë gjithçka nga vetja, tentuam mbi 20 vjet, kemi edhe Marrëveshjen kohore për të cilën është e qartë se nuk po implementohet nga ana e Greqisë – ju mbetet palëve të zgjidhin këtë çështje. Ato janë vende të pjekura evropiane dhe mund të ballafaqohen me këtë çështje.

Profesori i universitetit Xhons Hopkins dhe ish i dërguar amerikan për Ballkanin, Daniel Server për MIA-n, e elaboron propozimin e tij për ndërprerjen e rolit ndërmjetësues të Kombeve të Bashkuara në kontestin për emrin. Server thotë se sinjal i bashkësisë ndërkombëtare është se kontestin duhet ta zgjidhin Maqedonia dhe Greqia, dhe askush nga jashtë nuk do të mund të nxiste bisedime të drejtpërdrejta midis dy palëve.

“Mendoj se kontesti për emrin nuk është më çështje aq e rëndësishme për amerikanët. Amerikanët e sollën vendimin e tyre, e njohën Maqedoninë nën emrin kushtetues dhe mendoj se çështjen tjetër e konsiderojnë si çështje midis Shkupit dhe Athinës. Kemi edhe ndërmjetësues amerikan, mbi 20 vjet, dhe kjo është edhe një lloj përkushtimi. SHBA-ja është e gatshme ta mbajë këtë nivel të përkushtimit, por ideja se kjo çështje qëndron lartë në agjendën e listës së prioriteteve në Uashington nuk është e saktë.

Është ky lajm i mirë apo i keq? Sinjali se kontesti për emrin nuk konsiderohet si çështje sigurie?

“Definitivisht më nuk shihet si çështje sigurie. Varet, disa persona këtë mund ta konsiderojnë si të mirë, të tjerët si të keqe. Por, siç mendoj unë, çështja është kthyer mbrapa para Athinës dhe Shkupit, me thirrje se ato duhet ta zgjidhin. Amerikanët nuk dëshirojnë të jenë ata të cilët do ta zgjidhin këtë çështje.

Ju shkaktuat reagim me idenë se ndoshta është koha që të ndërpritet roli ndërmjetësues i KB-së midis dy vendeve, çka prisni nga ky propozim?

“Nëse ndërmjetësuesi Nimic thotë, shikoni, unë dhashë gjithçka nga vetja, tentuam mbi 20 vjet, kemi edhe Marrëveshjen kohore për të cilën është e qartë se nuk po implementohet nga ana e Greqisë – ju mbetet palëve të zgjidhin këtë çështje. Ato janë vende të pjekura evropiane dhe mund të ballafaqohen me këtë çështje. Mendoj se do të ketë pak më shumë progres nëse bashkësia ndërkombëtare tërhiqet prapa dhe i detyron Athinën dhe Shkupin drejtpërdrejt të merren me të.

Maqedonia ndjen presion mbi të që të zgjidhet kontesti, për shkak të pritjeve se kjo do të sjellë më shumë stabilitet dhe progres ekonomik. Por, mbi Greqinë nuk po bëhet kurrfarë presioni, nga jashtë ose nga brenda.

“Nga ana e brendshme, mbi Greqinë nuk ka kurrfarë presioni. Nga jashtë, nëse amerikanët e kanë njohur Republikën e Maqedonisë si Republika e Maqedonisë, ky është presion mbi Greqinë, nuk mund të kërkojmë më shumë. Më duket se askush nuk dëshiron zgjidhje të këtij kontesti më shumë se Maqedonia dhe Greqia. Unë e kuptoj se disa politikanë në Maqedoni mund të thonë se situata aktuale është e mirë. Të gjithë ju thërrasin Maqedoni, përveç grekëve, dhe kjo është mirë për ju. Çështja e vetme e rëndësishme është që Maqedonia të pranohet në NATO tani, ndërsa të hyjë në BE në të ardhmen. Kjo është arsyeja se pse duhet zgjidhje. Sipas meje, Marrëveshja kohore është zgjidhja e vërtetë për në NATO, dhe do të doja që të mund t’i bind në Uashington për këtë. Por, është e qartë se Marrëveshja kohore nuk është e mjaftueshme për pranimin e Maqedonisë në BE, dhe mendoj se politikanët në Maqedoni në mënyrë të përkryer e dinë se kjo çështje mund të zgjidhet si pjesë e integrimeve në BE.

Në periudhën e kaluar pamë progres në eurointegrimet me pranimin e Kroacisë dhe progres të Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi. Sa është serioze për ju që Maqedonia ngec në këtë plan?

“Ka proces pozitiv për BE-në dhe shpresoj se Maqedonia do të kaplohet nga ky proces. Unë shpresoj se Maqedonia do ta udhëheq këtë proces dhe me të vërtetë është habitëse të shohim zgjidhje të kontestit midis Serbisë dhe Kosovës para se të zgjidhet kontesti rreth Maqedonisë, ose ta shohim Malin e Zi drejt BE-së para Maqedonisë. Nuk mund të supozoja se do të ndodhte kështu. Mendoj se Maqedonia është lënë mbrapa. Shpresoj se edhe grekët edhe qytetarët e Maqedonisë do të ndjenin presion për këtë, pasi që Greqia ka investime të mëdha në Maqedoni, Maqedonia është fqinje e saj e afërt dhe nuk dëshironi të ketë jostabilitet në vendin fqinj. Mendoj se është në interes edhe të Greqisë edhe të Maqedonisë nëse Maqedonia përsëri hyn në regatën për NATO dhe BE, dhe përpiqet t’i arrijë të tjerët.

Vallë sipas jush ngecja e Maqedonisë krijon probleme?

“Do të krijojë disa probleme, për shkak të barrierave tregtare të cilat paraqiten kur vendet fqinje hyjnë në BE. Ky nuk është problem urgjent për Maqedoninë. Ka disa probleme në Bosnjë pasi Kroacia u bë anëtare e BE-së. Dhe për këtë arsye, pse mos të zgjidhet ky kontest, pse ta lëmë të vazhdojë të jetë pengesë për progresin real, të cilin e arriti Maqedonia. Aspak nuk dyshoj në progresin, punët janë më mirë se para 20 viteve kur për herë të parë e vizitova. Por, nuk dëshironi të ngecni, ndërsa nëse nuk e mbani hapin atëherë ngecni.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *