Home / Sport / Shaqiri: Na pret një sezon i vështirë

Shaqiri: Na pret një sezon i vështirë

Xherdan Shaqiri është i vetëdijshëm se Bayernin e Mynihut e pret një punë aspak e lehtë, pas sezonit të jashtzakonshëm, ku fitoi Ligën e Kampionëve, Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë. Mesfushori kosovar e ka dhënë një intervistë për uebfaqen gjermane sport1.de, ku ka folur për objektivat që ka gjiganti bavarez për sezonin tjetër. Ai tha se dëshiron të fitojë trofe me Bayernin dhe të shkojë sa më larg të jetë e mundur në të gjitha kompeticionet.

“S’duhet harruar se skuadrat tjera kanë sjell përforcime dhe nuk e besoj se do të jetë një sezon i lehtë për ne në Bundesligë. Edhe ekipet tjera kanë filluar të aplikojmë lojë sulmuese, por ne duam t’i fitojmë të gjitha”, vazhdoi ish futbollisti i Baselit.
Atë nuk e brengos aspak humbja nga Borussia Dortmundi në Superkupën e Gjermanisë, pasi thotë se është ende faza përgatitore dhe nevojitet kohë deri në kompletimin e ekipit, pas ndryshimeve që u bënë në drejtimin teknik të bavarezëve.
Përfaqësuesi zviceran beson se në fillim të sezonit, ekipi i Pep Guardiolës do të jetë i gatshëm për sfidat që e presin, duke nisur nga përballja me Borussia Monchengladbachun. Në fund, futbollisti nga gjilani foli edhe për kopertinën e video lojës FIFA 2014, ku në versionin zviceran shihet ai prapa Lionel Messit. Shaqiri thotë se kjo është ëndërr për çdo futbollist dhe ndihet krenar që ka pranë aty futbollistin më të mirë në botë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *