Home / Sport / Shkëndija angazhon Maznovin, “Ballistët” do të udhëtojnë për në Shtip

Shkëndija angazhon Maznovin, “Ballistët” do të udhëtojnë për në Shtip

Maznov është përforcimi i më i ri, pasi në skuadër më herët erdhën Nebi Mustafi, Ardian Nuhiu, Burhan Emurllahi, Muharem Bajrami dhe portierit Marko Jovanovski.

Skuadra e Shkëndijës së Tetovës këtë fundjavë pritet që të paraqitet me ekipin e saj më të fortë, ndërsa në mesin e tyre nga e hëna është inkuadruar edhe përforcimi i radhës, futbollisti 32 vjeçar Goran Maznov.

Maznov sezonin e kaluar ka luajtur me ekipin e Metalurgut të Autokomandës. Sulmuesi shtatë lartë mësohet se ka të drejtë loje për ekipin e tij që këtë të diele, kur Shkëndija udhëton për në Shtip në duelin kundër Bregallnicës.

Maznov është përforcimi i më i ri, pasi në skuadër më herët erdhën Nebi Mustafi, Ardian Nuhiu, Burhan Emurllahi, Muharem Bajrami dhe portierit Marko Jovanovski. Sipas burimeve nga klubi mësohet se edhe në ditëve në vazhdim priten përforcime tjera.

Ndërkohë grupi i tifozëve “Ballistët” përmes faqes së tyre zyrtare ka njoftuar se do të udhëtojnë për në qytetin e Shtipit. “Nuk do të ndalemi në asnjë moment, në Tetovë dhe qytete tjera futbollistët kuqezi, do të ndjehen si i Zoti i shtëpisë! Armata e tifozëve po mobilizohet masovikisht, ku vende do të ketë për të gjithë anëtarët, sado që të jenë! Me një fjalë ta “pushtojmë” stadiumin e tyre dhe kënga shqipe të dëgjohet në çdo cep! Një lutje deri tek ju: ata që do të bashkangjiten në udhëtimin tonë, të njejtën ta konfirmojnë në event-in e mëposhtëm. TY SHKËNDIJ TË QOFSHA FALË, TË KAM NËNË E MË KE DJALË !”, thuhet në njoftimin e ballistëve në rrjetin e tyre social facebook.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *