Home / Sport / Shkëndija ‘brifing’ me gazetarët

Shkëndija ‘brifing’ me gazetarët

“Qëllimet e Shkëndijës janë ndërtimi i një ekipi profesional të rangut evopian. Kemi bashkëpunim të ngushtë me tifozët tanë që shpresojmë të jenë në nivel të lartë. Shkëndija do të bëhet një urë lidhëse për ndërprerjen e ofendimeve dhe problemeve ndëretnike në vend. Këtë vit nuk fluturojmë me ambicie të mëdha, por në të ardhmen sigurisht që do kërkojmë kreun”, u shpreh mes tjerash përfaqësuesi i Shkëndijës, Jetmir Bexheti.

Pas ndryshimeve të mëdha në skuadrën e Shkëndijës dhe hyrjes së kompanisë ‘Ecolog’ si sponsor general i kësaj skuadre, për opinionin dhe mediat në vend u krijua një ‘lum’ ndarës në lidhje me personat që drejtojnë ekipin. Euforia e krijuar bëri të lindin shumë pyetje, shumë paqartësi rethge ekipit. Cilat janë ambiciet? Kush janë drejtuesit e ri? Cka kërkon ekipi këtë sezon? Me cilët futbollistë bisedohet?, dhe shumë pyetje tjera në lidhje me krenarinë e shqiptarëve në Maqedoni, Shkëndijën. Për të zbardhur gjithë këto paqartësi dhe për të krijuar një marëdhënie të shëndosh me mediat dhe publikun, drejtuesit e rrinjë të klubit të martën në Tetovë organizuan ‘brifing’ me gazetarët. Përfaqësuesi i Shkëndijës Jetmir Bexheti foli haptas dhe sinqertë për gjithë aktivitetet e tyre pas hyrjes në ekip dhe ambiciet për të ardhmen. “Duke ju falemenderuar për gjithë kontributin e dhënë dhe shkrimet pozitive për hyrjen tonë në ekip, besoj që do të vendosim një bashkëpunim të shëndoshë për të ardhmen. Që në filim dua t’ju bëj me dije se këtë sezon nuk kemi ambicie të bëjmë ‘dream team’, por duam të krijojmë një ekip të shëndoshë që do të jetë bazë për të ardhmen. Ambiciet tona dhe drejtorit tonë sportiv Matias Valter janë që të krijojmë një shkollë të fuqishme dhe kualitative, nga e cila të ardhmen do të dalin futbollistë të rrinjë”, tha në fillim Jetmir Bexheti, duke sqaruar se për suksese të mëdha detyrimisht duhet infrastrukturë moderne. “Për të patur shkollë kualitative, duhet të kemi infrastrukturë moderne. Pikërisht këtu do të jetë angazhimi ynë kryesor dhe shumë shpejt pritet të fillojnë punët rreht realizimit të projktit për ndërtimin e një kompleksi sportiv me 3-4 terene futbolli me bar natyral dhe sintetik, ndërtesë me zyra bashkëkohore dhe hapsira ku një pjesë e futbollistëve do të mund të qëndrojnë. Nëse këtë e realizojmë, atëherë besoni se ne mund të krenohemi se kemi bërë diçka të mirë”, tha Bexheti. “Qëllimet e Shkëndijës janë ndërtimi i një ekipi profesional të rangut evopian. Kemi bashkëpunim të ngushtë me tifozët tanë që shpresojmë të jenë në nivel të lartë. Shkëndija do të bëhet një urë lidhëse për ndërprerjen e ofendimeve dhe problemeve ndëretnike në vend. Këtë vit nuk fluturojmë me ambicie të mëdha, por në të ardhmen sigurisht që do kërkojmë kreun”, u shpreh mes tjerash përfaqësuesi i Shkëndijës, Jetmir Bexheti.

Belica firmos me Shkëndijën

Mbrojtësi strugan Egezon Belica është futbollisti i ri i Shkëndijës, pasi të hënën ka firmosur me skuadrën ‘kuqezi’. Drejtuesit e klubit kanë dorëzuar në FFM dokumentet dhe janë në pritje të seritifikatës nga klubi rumun Gloria. Nëse seritifikata arrin deri të premten, nuk përjashtohet mundësi që Belica të ketë të drejte loje për përballjen e rradhës me Metalurgun. Ndërkohë të hënën ka kaluar me sukses rregjistrimi i Muharem Bajrami, i cili kompletoi dokumentacionin dhe ka të drejtë loje kundër Metalurgut. Ky është lajm i mirë për trajnerin Jovanovski, që fiton në dispozicion një mesfushor kualitativ me përvojë të madhe vendore dhe ndërkombëtare.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *