Home / Sport / Shkëndija mer pikën e parë, Renova mundet në Tetovë (VIDEO)

Shkëndija mer pikën e parë, Renova mundet në Tetovë (VIDEO)

12 Gusht – Java e dytë e Ligës së Parë të futbollit që në program ishte dje përpos 18 golave të shënuar ishte mjaft e begatshme edhe me kartona të kuq.

Tre skuadrat e rajonit të pollogut në këtë xhiro kanë arritur të fitojnë vetëm një pikë. Shkëndija nga Shtipi kthehet me një pikë të fituar duke luajtur me shifrat e barabarta 1-1. Të parët në epërsi kanë kaluar vendasit në minutën e 15 me golin e Zdravkovit, ndërsa mysafirët nga Tetova kanë barazuar nëpërmjet Maznovit në minutën e 70 të ndeshjes. Skuadra e Renovës ka befasuar tifozët e vetë me disfatën kundër Pelisterit 1-2 edhe pse e para kaloi në epërsi me një eurogol të Izair Eminit i cili në minutëne 20-të në stilin e tij të njohur me goditje precze nga distance mbiu 20 metra shënoi për 1-0 për vendasit, por edhe pse me 10 futbollist pas ndëshkimit me kartonë të kuq të Visar Muslit në minutën 33-të, me gjithatë në pjesën e parë Renova ishte dominuese në terren por kur pritej që të përfundon pjesa e parë në minutat shtesë fatkeqësishtë Sashko Ristov shënon autogol dhe barazon rezultatin në 1-1. Ky gol si duke u dha krah mysafirëve të cilët kishin edhe ndihmëesën e madhe të referit Vllaho Kostain i cili në pjesën e parë nuk akordoi penalti për vendasit. Në minutëne 66-të nëpërmjet Milenkovskit mysafirët shënojnë golin e dytë dhe të fitoresë. Referi Konstain në minutëne 72 me karton të kuq e ndëshkoi edhe brazilianin në ekipin e Pelisterit, Junior. Gafën më të madhe referi Konstain e bëri në fund të ndeshjes edhe pse referi i katërt dha shenjë që loja të vazhdohet edhe katër minuta ai këtë e bërë vetëm pas një minute që krijoi nervozë tek të pranishmit. Vallë është koha që FFM dhe organet e saj të rishikojnë punë e referve të cilët si duket harojnë se dikush drdhë mjete. Gostivari pas difatës në xhiron e parë kundër Bregallnicës në terren vendas të dielen pësoi fiasco në Autokomand nga metalurgu 4-0 edhe pse pjesa e parë përfundoi pa gola.

Rezultatet e javës së dytë janë këto:

Rabotnicki – Makedonija Gj.P 1-0
Euromilk – Vardari 2-2
Renova – Pelisteri 1-2
Turnova – Napredoku 4-0
Bregallnica – Shkëndija 1-1
Metalurgu – Gostivari 4-0

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *