Home / Sport / Shkëndija pret Metalurgun

Shkëndija pret Metalurgun

“Do të jetë e vështirë, pasi Metalurgu ka skuadër cilësore, mirëpo ne shkojmë në tre pikë pasi është koha për të fituar. Ka ardhur momenti të gëzojmë me tre pikë tifozët tanë, të cilët janë pas neve në cdo moment. Besojmë në mbështetje të madhe nga publiku, tribuna të mbushura, anim korrekt dhe në fund shpresojmë tre pikët të mbesin në konton tonë”, shprehen nga tabori i Shkëndijës.

Përballja ndërmjet Shkëndijës dhe Metalurgut është dueli më interesant i xhiros së tretë të Ligës së Parë të futbollit në vend. ‘Kuqezinjtë’ tetovarë ngadalë janë duke u konsoliduar dhe me kalimin e kohës pritet të ngjiten në kreun e tabelës, ndërsa Metalurgu këtë sezon hyn me ambicie për titullin e kampionit dhe në Tetovë vijnë në kërkim të rezultatit pozitiv. Deri sa Shkëndija nga dy ndeshjet e para ka një humbje dhe një barazim, Metalurgu ka një barazim dhe një fitore, ndërsa pas 180 minutave lojë ende nuk ka gol të pranuar. Pikërisht udhëtimi për në Tetovë dhe ballafaqimi me ‘Shkëndijën e rilindur’ do të jetë test për forcën e vërtetë të Metalurgut. ‘Kuqezinjtë’ tetovarë në këtë përballje duhet të jenë më të fortë, pasi do të mund të llogarisin në shërbimet e Muharem Bajramit dhe Bunjamin Shabanit që në mesjavë kaluan procesin e regjistrimit në FFM. “Do të jetë e vështirë, pasi Metalurgu ka skuadër cilësore, mirëpo ne shkojmë në tre pikë pasi është koha për të fituar. Ka ardhur momenti të gëzojmë me tre pikë tifozët tanë, të cilët janë pas neve në cdo moment. Besojmë në mbështetje të madhe nga publiku, tribuna të mbushura, anim korrekt dhe në fund shpresojmë tre pikët të mbesin në konton tonë”, shprehen nga tabori i Shkëndijës. Në takimet tjera Gostivari pas dy humbjeve të njëpasnjëshme në debutimin në Ligën e Parë, tani takohet me Rabotnickin në kërkim të fitores dhe pikëve të para në elitë. Napredoku takohet me Bregallnicën, Pelisteri pret Horizontin në duelin e dy skuadrave që nga dy xhirot e para kanë pikë maksimale, ndërsa Makedonija Gj.P. që ka dy humbje nga dy ndeshje, përballë Euromilkut kërkon suksesin e parë në elitë. Përballja e fundit e xhiros së tretë është takimi i Vardarit me Renovën që do të zhvillohet të dielën në termin nate, më saktësisht do të fillojë në orën 20:00. Vardari ka katër pikë nga dy xhirot e para, ndërsa Renova pas barazimit në Kërcovë në hapje të sezonit, në rrethin e dytë përjetoi humbje të papritur në teren të vet nga Pelisteri. Tani xhepcishtasit kërkojnë të kompensojnë atë humbje dhe përmes një paraqitje cilësore besojnë në rezultat pozitiv ndaj Vardarit. “Me Pelisterin ndodhi ajo që më së paku duhej të ndodhë. Mirëpo kthim prapa s’ka dhe tani duhet të shikojmë përpara. Na pret përballje e vështirë me Vardarin, mirëpo ne nuk dorëzohemi para kohe. Jemi të bindur të gjithë për të dhënë maksimumin dhe për të kërkuar rezultat pozitiv në Shkup. Besoj do të kemi të gjitha parakushtet për të sjellë një paraqitje cilësore dhe shpresoj që në fund të dalim me rezultat pozitiv. Shkojmë për fitore, por edhe barazimi nuk do të ishte keq për ne”, deklaroi mesfushori i Renovës, Izair Emini, i cili në dy xhoret paraprake është autor i dy golave të vetëm të shënuar nga Renova. Të gjitha takimet e xhiros së tretë zhvillohen të dielën me fillim në orën 17:30, në përjashtim të takimit Vardari-Renova që luhet nga ora 20:00.

Dyshet e xhiros së tretë:
Shkëndija-Metalurgu,
Gostivari-Rabotnicki,
Napredoku-Bregallnica,
Pelisteri-Horizont T.,
Makedonija Gj.P.-Euromilku,
Vardari-Renova (ora 20:00).

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *