Home / Sport / Shkëndija s’brengoset për disfatën

Shkëndija s’brengoset për disfatën

“Më lejoni që t’ju përshëndes të gjithëve dhe t’ju dëshiroj mirëseardhje në Shkëndijën e re. Jam i lumtur që do jem pjesë e këtij projketi të madh të kompanisë ‘Ecolog’. Tani është detyra ime dhe e bashkëpuntorëve të mij që të realizojmë planet e vendosura para vetes. Besoni se Shkëndija me ‘Ecologun’ dhe me ‘Ballistët’ do të jetë një yll i ri në qiellin e futbollit Evropian”, deklaroi drejtori i ri sportiv i KF Shkëndija, Matias Valter.

Qyteti i Tetovës dhe opinioni futbollistik në vend ditëve të fundit është nën emocionet e hyrjes së kompanisë ‘Ecolog’ si sponosor kryesor i KF Shkëndija. Tre katër ditë sa kryesia e re është në krye të skuadrës tetovare, kanë ndodhur shumë gjëra, duke mbajtur tifozerinë ‘kuqezi’ në eufori të madhe. Nën ethe të këtilla u prit edhe fillimi i sezonit të ri, kur Shkëndja u përball me Horizont Turnovën, ku mbi 7 000 shikues përshëndetën kryesinë e re, ndërsa si paraprirje u prezantuan përforcimet e reja të ekipit, Nebi Mustafi, Ardian Nuhiu, Burhan Emrullai, Muharem Bajrami dhe Marko Jovanovski, si dhe drejtori i ri sportiv, gjermani Matias Valter. Gjithçka ishte bukur, përveç disfatës së thellë 0:3. “Më lejoni që t’ju përshëndes të gjithëve dhe t’ju dëshiroj mirëseardhje në Shkëndijën e re. Jam i lumtur që do jem pjesë e këtij projketi të madh të kompanisë ‘Ecolog’. Tani është detyra ime dhe e bashkëpuntorëve të mij që të realizojmë planet e vendosura para vetes. Besoni se Shkëndija me ‘Ecologun’ dhe me ‘Ballistët’ do të jetë një yll i ri në qiellin e futbollit Evropian”, deklaroi drejtori i ri sportiv i KF Shkëndija, Matias Valter. Duket se humbja bindëse nuk ka ulur entuziazmin në taborin ‘kuqezi’, pasi që të gjithë në skuadër, përfshi këtu edhe publikun, edhe pse në fshehtësi besonin në rezultat pozitiv, gjithsesi ishin të vetëdijshëm në forcën dhe përgatitjen e ekipit që do të përballej me Horizontit. Përforcimet nuk luajtën për shkak të çështjes administrative, ndërsa trajneri Jovanovski duhej që të bazohet në forca të reja, të ndihmuar nga Cuculi, Pollozhani, Selami dhe Aliu. “Ishte ndeshje interesante e cila solli momente pozitive nga futbollistët tanë. U pa që Shkëndija ka kualitet në këta futbollistë, por që s’kanë përvojën e duhur dhe nuk janë të përgatitur fizikisht, ndërsa në fund duhej patjetër të bëj ndryshime dhe në lojë të inkuadroj futbollistë17-18 vjeçarë. Luajtëm mirë deri sa kishim forcë, ndërsa më pas kundërshtari shfrytëzoi rënien tonë fizike. Gjithsesi mendoj se fitorja e kundërshtarit është e merituar, por më bindëse se sa ishin ngjarjet në fushë”, deklaroi pas debutimit në pankinën e Shkëndijës, trajneri Gjore Jovanovski. Gjithsesi, shefi i stafit teknik i ‘kuqezinjëve’, nuk humb besimin e një sezoni të suksesshëm të Shkëndijës. “Kjo humbje në asnjë moment nuk sjell dëshprim në rradhët tona, pasi ne jemi këtu për një projekt afatgjatë. Nga ndeshja e rradhës shpresoj të kem në dispozion gjithë futbollistët që kemi sjellë në ekip, të cilët do sjellin një kualitet krejtësisht ndryshe nga ky që kishim në ndeshjen me Horizontin. Ndërkohë merkatoja mbetet e hapur dhe ne shpresojmë që të sjellim ende përforcime, për të krijuar një grup të fuqishëm futbollistësh. Besoj se me punë profesionale, Shkëndija shpejt do të kthehet të jetë ndër ekipet më kualitative në vend”, përfundoi Jovanovski, i cili për ndehsjen e rradhës me Bregallnicën në Shtip, pritet të ketë në dispozicion përforcimet e ofruara në skuadër ditë më parë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *