Home / Lajme / Maqedoni / SHM e ARM-së organizonë takim me gjeneralët e pensionuar

SHM e ARM-së organizonë takim me gjeneralët e pensionuar

14 Gusht – Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës së Republikës së Maqedonisë, gjeneralmajori Goranço Koteski sot në suaza të shënimit të Ditës së ARM-së, 18 gushtit, do të takohet me ish shefat e SHM-së së ARM-së dhe gjeneralët e pensionuar.

Në takim do të marrin pjesë ministri i Mbotjes Talat Xhaferi, zëvendësi i tij Emil Dimitriev, zëvendësshefi i SHM-së së ARM-së, gjeneralmajori Naser Sejdini, sekretari shtetëror, Sasho Stefanovski dhe drejtori i SHM të ARM-së gjeneral brigadieri, Dimçe Petrovski.

Gjeneralët e pensionuar do të informohen për arritjet e ARM-së në fushën e reformave dhe transformimit, statusin aktual të njësiteve, si dhe sfidat e ARM-së në periudhën e ardhshme

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *