Home / Lajme / Maqedoni / SHQIPTAR VAZHDOJNE TE LUFTOJNE NE SIRI

SHQIPTAR VAZHDOJNE TE LUFTOJNE NE SIRI

17.08.2013.. Prej fillimit të luftës në Siri, tre shqiptar nga Maqedonia është raportuar të kenë vdekur në luftimet atje.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se nuk kanë informacione të sakta për numrin e shqiptarëve që janë të angazhuar në Siri, të paktën jo zyrtarisht, sikundër që s’ka as për numrin e atyre që mund të jenë vrarë, përveç disa raportimeve në mediat vendore.

“Nga Maqedonia ka qytetar pjesëmarrës në konfliktin në Siri, që po zhvillohet mes pushtetit dhe forcave opozitare. MPB nuk ka ndonjë të dhënë zyrtare për numrin e saktë e shtetasve nga Maqedonia në Siri,” deklaroi zëdhënësi i MPB-së Ivo Kotevski.

Zëdhënësi MPB Kotevski thotë se, vendimi për të shkuar në Siri apo ndonjë vend tjetër me konflikt është çështje personale, kurse Maqedonia si politik zyrtare ka luftën kundër terrorizmit.

“Ata shtetas që marrin pjesë në zonat me konflikte, vendimet për të shkuar atje i kanë marrë personalisht. Republika e Maqedonisë nuk ka asgjë këtu. Dua të them se vendi jonë është pjesë e koalicionit ndërkombëtar për luftën kundër terrorizmit dhe kjo është politik zyrtare. MPB e ndjek situatën e sigurisë në vend, këmben informacione me shërbimet vendore dhe ata rajonale dhe për momentin nuk ka ndonjë rrezik serioz për vendin”, shprehet zëdhënësi MPB-se Ivo Kotevski.

Një tjetër shqiptarë nga Shkupi këtyre ditëve u vra në luftën mes forcave qeveritare dhe opozitës siriane në Siri.

Bëhet fjalë për Nimetulla Imerin, 38 vjeç nga fshati Gërçec i Shkupit, i cili këtyre ditëve u vra si pjesëtar i forcave opozitare në përleshjet me ushtrinë e regjimit të Bashar al – Assad. Imeri është një nga studentët që ka kryer studimet në shtetet arabe dhe se njihej si një përkrahës i opozitës siriane për rrëzimin e regjimit të Asadit. Ai njihej si luftëtar i njohur me emrin “Ebu Zejdi”.

Para rreth dy jave në përleshjet në Siri u vra Sami Abdullahu nga Shkupi, ndërsa një muaj më parë Rasim Zeqiri nga Bellovishta e Gostivarit. (INA)

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *