Home / Lajme / Maqedoni / Shtohen rastet e dhunës në Gostivar

Shtohen rastet e dhunës në Gostivar

24 gusht-“26 vjeçarja me inicialet H.A i tha policisë se bashkëshorti i saj, personi me inicialet E.A, gjatë tre viteve sa kanë qenë në marrëdhënie bashkëshortore, vazhdimisht e ka dhunuar fizikisht dhe në aspekt psikik”, njoftuan nga Policia e Gostivarit, nga ku thonë se po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, pas çka do të pason edhe paraqitja përkatëse.

Edhe një rast tjetër i denoncimit të dhunës në familje është regjistruar në Stacionin Policor të Gostivarit. Një 26 vjeçare ka denoncuar bashkëshortin e saj në polici me akuzën se për një kohë të gjatë ka qenë pre e dhunës fizike nga ana e tij. Sipas dëshmisë së saj, në shumë raste ai e kishte detyruar të shkonte tek prindërit e saj dhe ti sillte para nga atje. Rasti i fundit ka ndodh më 20 gusht, kur ajo sa po ishte kthyer nga prindërit e saj, dhe ai duke e sulmuar fizikisht e kishte detyruar bashkë me vajzën e tyre të vogël të ktheje sërish tek prindërit e saj. “26 vjeçarja me inicialet H.A i tha policisë se bashkëshorti i saj, personi me inicialet E.A, gjatë tre viteve sa kanë qenë në marrëdhënie bashkëshortore, vazhdimisht e ka dhunuar fizikisht dhe në aspekt psikik”, njoftuan nga Policia e Gostivarit, nga ku thonë se po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, pas çka do të pason edhe paraqitja përkatëse.Dhuna në familje nuk është ndonjë dukuri e re në mjedisin tonë, por ajo në të kaluarën është strukur në kuadër të familjes ndërsa viktimat e pësuara qoftë në aspekt fizik apo psiqik nuk kanë patur asnjë të drejtë tjetër pos që ta maskojnë rastin duke i mveshtur rrethana të tjera. Viteve të fundit është shënuar një ngritje e vetëdijes qytetare në këtë aspekt dhe janë bërë hapa përpara drejt denoncimit të rasteve në fjalë tek organet kompetente. Nga Policia e Gostivarit njoftojnë se gjatë gjysmë vjetorit të parë të këtij viti në Gostivar dhe rrethinë janë evidentuar 36 raste që kanë bërë denoncim për dhunë në familje.tetova1

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *