Home / Lajme / Maqedoni / Shtrenjtohen për një denar benzina dhe dizeli

Shtrenjtohen për një denar benzina dhe dizeli

26 gusht-Sipas vendimit të KRRE-së, një litër EUROSUPER BS-95 do të shitet për 82 denarë, ndërsa EUROSUPER BS-98 për 83,50 denarë. Çmimi i ri i EURODIZEL (D-E V) është 70,50 denarë për litër, ndërsa i vajit esktra të lehtë për amvisëri (EL-1) 59 denarë.

Benzina, dizeli dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri prej sonte në mesnatë do të shtrenjtohen për një denar, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë.

Sipas vendimit të KRRE-së, një litër EUROSUPER BS-95 do të shitet për 82 denarë, ndërsa EUROSUPER BS-98 për 83,50 denarë. Çmimi i ri i EURODIZEL (D-E V) është 70,50 denarë për litër, ndërsa i vajit esktra të lehtë për amvisëri (EL-1) 59 denarë.

Shtrenjtohet edhe mazuti M-1 NS për 0,193 denarë dhe kilogrami për atë energjens do të shitet për 41,603 denarë.

Rritja e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës në pajtim me Metodologjinë për formimin e çmimeve, mesatarisht është për 1,23 për qind.

KRRE e solli vendimin për rritjen e çmimit të derivateve të naftës në bazë të çmimit mesatar të naftës së papërpunuar në tregun botëror gjatë dy javëve të kaluara dhe raportit të kursit të denarit në krahasim me dollarin.

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *