Home / Lajme / Maqedoni / Sigurimi, zgjidhja më e mirë dhe më e lirë për mbrojtje të mbjelljeve

Sigurimi, zgjidhja më e mirë dhe më e lirë për mbrojtje të mbjelljeve

9 gusht-Këtë vit për këtë dedikim janë siguruar 35 milionë denarë që është dyfish më shumë nga viti i kaluar kur në dispozicion ishin 17 milionë. Të drejtë shfrytëzimi të subvencioneve kanë fermerët me sipërfaqe maksimale deri 10 hektarë për vreshta dhe mbjellje të pemëve, deri në dy hektarë për kultura kopshtare dhe për duhan, deri në 20 hektarë për kultura të drithërit dhe deri në 100 familje të bletëve.

Edhe krahas mbështetjes shtetërore për mbrojtje të sipërfaqeve bujqësore nga fatkeqësitë e motit që sigurohet tani më pesë vite me radhë, ende është shumë e vogël për qindja e shfrytëzimit të saj. Nga pothuajse 105.000 ekonomi bujqësore vetëm 1.300 e kanë shfrytëzuar subvencionin i cili mbulon 60 për qind të shpenzimeve për polisa.

Sipas të dhënave nga terreni, kopshtarët, vreshtarët dhe pemëtarët tani për tani janë më të interesuarit për sigurim të frytit.

“Vlerësimi i ulët i prodhimtarisë bujqësore nga ana e kompanive të sigurimit dhe numrit të vogël të dëmeve të pranuara në listën e sigurimit janë arsyet më të shpeshta për shkak të së cilave bujqët nuk vendosin për një hap të tillë dhe nuk e shfrytëzojnë mbështetjen qeveritare”, konsiderojnë ekspertët.

Thatësia dhe përmbytjet, thonë, janë shembull se zgjidhja më e mirë dhe më e lirë për mbrojtjen e mbjelljeve është sigurimi.

Këtë vit për këtë dedikim janë siguruar 35 milionë denarë që është dyfish më shumë nga viti i kaluar kur në dispozicion ishin 17 milionë. Të drejtë shfrytëzimi të subvencioneve kanë fermerët me sipërfaqe maksimale deri 10 hektarë për vreshta dhe mbjellje të pemëve, deri në dy hektarë për kultura kopshtare dhe për duhan, deri në 20 hektarë për kultura të drithërit dhe deri në 100 familje të bletëve.

Në mars të vitit 2013, Agjencia pagesore nënshkroi Memorandum për bashkëpunim me Asociacionin e shoqatave brokere të sigurimit në pajtim me të cilën shoqatat brokere në mënyrë praktike do të jenë ndërmjetësues midis bujqëve dhe kompanive të sigurimit, ndërsa rolin e tillë, të ndërmjetësuesit, do ta kryejnë falas. Madje, nuk do t’u sugjerojnë prodhuesve se nga cila kompani të blejnë polisa, përkundrazi, do t’u tregojnë se cila ofron shërbime më të mira.

Tani për tani katër kompani të sigurimit në vend ofrojnë polisa bujqësore, ndërsa nga gjithsej 100.000 bujqë të regjistruar polisa blejnë vetëm 1.500. Më i madh është numri në Kavadar 340, Resnjë 250 dhe Negotinë më shumë se 200.

Në qoftë se mbjelljet janë të siguruara, kompania, në rast të fatkeqësisë elementare, është e obliguar ta paguajë bujkun më së voni 15 ditë pas vlerësimit të dëmeve të shkaktuara

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *