Home / Lajme / Botë / Siria ndodhet në prag të sulmeve

Siria ndodhet në prag të sulmeve

28 gusht-“Adminstrata planifikon që t’i publikojë argumentat me siguri të enjten”, shkruan gazeta. E enjtja është dita kur pritet që të fillojë edhe sulmi mbi Sirinë, sipas informacioneve paraprake të bëra publike për opinionin nga administratat e Obamës. Sipas gazetës, Obama e përjashtoi mundlësinë që kryengritësit që tashtmë dy vjet luftojnë kundër regjimit të diktatorit sirian Bashar al Asad, janë fajtorë për sulmin kimik.

“Uashington post” duke iu referuar burimeve në administratën e presidentit Barak Obama, publikoi se argumentet që SHBA-ja i posedon do të publikohen për opinionin.”Adminstrata planifikon që t’i publikojë argumentat me siguri të enjten”, shkruan gazeta. E enjtja është dita kur pritet që të fillojë edhe sulmi mbi Sirinë, sipas informacioneve paraprake të bëra publike për opinionin nga administratat e Obamës. Sipas gazetës, Obama e përjashtoi mundlësinë që kryengritësit që tashtmë dy vjet luftojnë kundër regjimit të diktatorit sirian Bashar al Asad, janë fajtorë për sulmin kimik. Sipas informacioneve amerikane, vetëm regjimi posedon armë kimike dhe mund t’i përdorë në mënyrën që ishin përdorur javën e kaluar. Burime në administratën amerikane informojnë se SHBA-ja ka të dhëna precize për rrjedhën e ngjarjeve në prag të sulmit. Nënpresidenti amerikan Joe Biden dje tha se nuk ka asnjë dyshim se regjimi i presidentit sirian Bashar al-Asad ka kryer sulmin e javës së kaluar me armë kimike në Damask dhe duhet të vihet para përgjegjësisë. Komentet e nënpresidentit Biden u bënë ndërkohë që Presidenti Barack Obama vazhdon të shqyrtojë opsionet për një reagim ndaj kësaj situate me aleatët kryesorë. Britania do të kërkojë përkrahjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për “marrjen e të gjitha masave për të mbrojtur civilët”, në Siri pas sulmit ku dyshohet se janë përdorur armë kimike. Inspektorët e OKB-së shkuan sot drejt njërës prej zonave të të ashtuquajturit sulm me armë kimike, që besohet të jetë kryer nga forcat lealiste të regjimit të Bashar al-Asadit, pasi pezulluan dje misionin e tyre për arsye sigurie, bënë të ditur burime mediatike vendase.Burimet mediatike njoftuan se inspektorët, të cilët ndodhen në Damask, u nisën në bordin e një automjeti.Inspektorët e OKB-së po hetojnë mbi të ashtuquajturin sulm me armë kimike, që sipas opozitës ka shkaktuar qindra të vdekur më 21 gusht, në Mouadamiyat al-Cham dhe në Ghouta Lindore. Moska e hodhi poshtë vlerësimin e SHBA-së se Qeveria siriane është fajtore për incidentin me përdorimin e armës kimike, njoftoi Itar-Tas pas bisedës së mbrëmshme telefonike midis shefave të diplomacive ruse dhe amerikane, Sergej Lavrov dhe Xhon Keri.”Keri ekspozoi vlerësime të mbështetura në, siç pohohet, informata nga burime të sigurta, sipas të cilave faji për incidentet me përdorimin e armës kimike është e Qeverisë së Sirisë. Pozicionimin e këtillë, Lavrov e hodhi poshtë, duke u theksuar argumentet e palës ruse”, thuhet në kumtesën e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme.Në kumtesë thuhet edhe se Rusia angazhohet për “këmbim konkret dhe të hollësishëm të të dhënave për përdorimin eventual të armëve kimike në Siri”.Ambasadori i Sirisë në Kombet e Bashkuara Bashar Xhafari i akuzoi kryengritësit se kanë përdorur armë kimike që t’i nxisin forcat e huaja të ndërmarrin intervenim ushtarak kundër regjimit.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *